Mali i Zi në NATO më 2009

April 5, 2008   | Politika

Mali i Zi sigurisht që do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Aleancës në Berlin, në vitin 2009. Këtë, në analizën për gazetën malazeze ‘Republika’, e deklaroi analisti ushtarak,
Zoran Dragisic.Sipas tij, në samitin e NATO’s në Bukuresht,vendet e Grupit të Adriatikut – Kroacia,Maqedonia dhe Shqipëria – do të marrin ftesa për anëtarësim. Pritet që nga ky moment të përshpejtohet dialogu me Malin e Zi. Dragisic thekson se pasi në Samitin në Bukuresht, Mali i Zi të marrë ftesë për forcim të dialogut me NATO, do të bëhet gjithçka që vendi të marrë ftesën
në Samitin që do të mbahet në Berlin, në vitin 2009.