Rikthehet gjuha malazeze

Nga tetori i vitit të kaluar, kur u shpall Kushtetuta e parë e malit të Zi të pavarur, gjuha malazeze u bë zyrtare,edhe ]pse e panormuar,pastandardizuar dhe e pakodifikuar.Që nga atëherë supozohej se malazezëve u duhet që sërish ta marrin abetaren në dorë,sepse duhet mësuar shkronjat e rikompozuara dhe të përkujtohen fjalët e vjetra, një dëshmi kjo se gjuha malazeze ndryshon mjaft shumë nga ajo serbe.”Për gjuhën malazeze varri ishte hapur në vitin e largët 1850, në Vjenë, kur edhe u mbajt marrëveshja e njohur vjeneze e letërsisë”, thuhet në parathënien e librit të titulluar “Prirucnik za crnogorski jezik”
(Doracaku për gjuhën malazeze), të promovuar para disa ditësh në Podgoricë.Autorja, profesoresha e letërsisë,
Bosiljka Kankaras, përkujton se “gjuha e Njegosit’ ishte “dëbuar përfundimisht nga jeta publike” më 1954 përmes marrëveshjes së Novi Sadit,kur ishte shpallur si dialekt.”Por, Zoti e di punën e vet. E varrosur për së gjalli, gjuha nuk vdiq. Përfundimisht, pas 158 vjetësh, ajo u shkrua në kushtetutën malazeze”,
shkuan Kankaras në parathënien e doracakut. Edhe është futur në Kushtetutë, gjuha malazeze ende s’është standardizuar.Këtë gjë duhet bërë Këshilli special, të cilin më 24 janar e formoi qeveria malazeze,me detyrë që të krijojë gramatikën, drejtshkrimin dhe ‘fjalorin’ e gjuhës malazeze,por edhe që ë promovojë shkencën e re – montenegrostikën.Për Bosiljka Kankaras dhe për recensentët e saj, dr Rajko Glusic dhe Zarko l.Djurovic, s’është fare diskutabile
që para kësaj duhet të posedohet një doracak për gjuhën e ardhshme. Ndryshe, alfabeti malazez do t’i ketë 33 shkronja. Që do të thotë se krahasuar me atë serb, do të shtohen edhe shkronjat: ‘sh’ e butë, shkronja ‘zh’ e butë dhe shkronja ‘z’ e butë.

Gazeta Express