Filip Vujanoviq fiton zgjedhjet presidenciale ne Mal të Zi me 51.2%

Filip VujanovicSipas të dhënave të CEMI-it, në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi kanë dalë 69% e zgjedhësve me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të Qendrës joqeveritare CEMI, Vujanoviq ka fituar 51.2 % të votave. Kandidati i koalicionit Lista serbe, Andrija Mandiq, ka fituar 21.3% të votave, lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq 14.7 %, ndërsa kandidati Partisë Socialiste Popullore, Sërgjan Miliq, 12.8 %.

Kane perfunduar zgjedhjet presidenciale ne Mal te Zi . Pas hapjes se kutive te votimit ne oret e para te mengjesit te sotem, ato jane mbyllur vetem pak me pare duke perfunduar keshtu edhe procesin e votimeve. Ne baze te te dhenave, mesojme se ne keto zgjedhje pjesemarrja ka qene rreth 69 % e zgjedhesve. Filip Vujanoviq, kandidati i koalicionit qeveritar “Për Malin e Zi evropian” ka dalë fitues i zgjedhjeve presidenciale të mbajtura të dielën në Mal të Zi. Sipas rezultateve paraprake kanë votuar 69 % të elektoratit nga 489.894 që janë të regjistruar në regjistrin e votuesve. Sipas këtyre shifrave, kanë marrë pjesë në votime rreth 69 % e elektoratit. Për Vujanoviqin kanë votuar rreth 51.2 % e zgjedhësve, ndërkohë që kandidati i lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq,ka fituar 14,7 % të votave, kurse kandidati,nga Partia Popullore Socialiste,Sergjan Miliq 12,8 %,kurse rezultatin ma të mir e ka pasur kandidati nga Lista Serbe,Andrija Mandiq me 21,3 %.Sipas ligjit të ri zgjedhor, të miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi pas dështimit të dy raundeve zgjedhore, President i Malit të Zi zgjidhet ai kandidat i cili fiton shumicën e votave pa marrë parasysh numrin e zgjedhësve të dalë në votime. Pas fitores, Vujanoviq deklaroi se do ta çojë Malin e Zi drejt familjes evropiane dhe Nato “Unë do të jem presidenti i krejt qytetareve ne Mal të Zi që do ta udhëheqë Malin e Zi hap pas hapi drejt Evropës dhe në Aliansen Euroatlantike(Nato). Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Evropën me qëllim që të bëhemi anëtarë të saj”. Rezultati nuk erdhi si surprizë, pasi edhe në zgjedhjet e kaluara Vujanoviçi kishte dalë i fituar.Filip Vujanoviqi ka qenë edhe kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, kurse më parë ka qenë edhe Kryeministër i kësaj republike.Vujanoviq është një nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe një aleat i politikanit më të fuqishëm të vendit, kryeministrit Milo Gjukanoviq. Gjithashtu, Vujanoviq ka qen në favor të shkëputjes prej bashkimit Serbi-Mail i Zi dhe kthimin e vendit në një shtet sovran. Një nga arsyet e fitores së tij ishte edhe mungesa e organizimit prej partive të opozitës. Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara dje në Malin e Zi, ishin “të efektshme” dhe “në përshtatje me normat ndërkombëtare”, -deklaroi një përfaqësues i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), që sidoqoftë rekomandon një “rishikim të legjislacionit”. “Në përgjithësi, votimi u zhvillua konform normave ndërkombëtare që zbatohen gjatë zgjedhjeve demokratike”, – i deklaroi shtypit përfaqsuesi Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).Si rezultat, zgjedhjet e sotme ishin të efektshme dhe u zhvilluan në një atmosferë të qetë, pa incidente, me disa parregullsi të vogla”, – theksoi përfaqësuesi i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në Podgoricë.Keto ishin zgjedhjet e para presidenciale pas pavaresise se vendit ne vitin 2006. Unioni Demokratik i Shqiptareve ka patur kandidatin Filip Vujanoviq, ndersa Forca dhe Alternativa shqiptare ka patur kandidatin Nebojsha Medojeviqin.
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale Vujanoviq, ka deklaruar të dielën në mbrëmje se do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Ai i ka falënderuar Partinë Social-Demokrate të Malit të Zi, Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Iniciativën Qytetare të Kroatëve për mbështetjen që i kanë dhënë atij në këto zgjedhje.

H.B


LAJME NGA ULQINI