Tenderi për Valdanosin në muajin maj

April 7, 2008   | Anketë / Anketa

valdanosKëshilli për privatizim fton investitorët ndërkombëtarë të shfaqin interesimin e tyre për valdanosin dhe ish pushimoren ushtarake “
Qeveria pret nga investitori potencial që nga këto dy lokalitete në bregdetin malazias të ndërtojë komplekse turistike unike dhe multifunksionale të nivelit të lartë, të cilët ofrojnë një sërë aktivitetesh për pushim dhe rekreacion, por në mënyrë që të mos rrezikojë ambientin e tyre natyror dhe pasurinë ekologjike.
Këshilli për Privatizim i ka ftuar të premten investitorët e interesuar ndërkombëtarë që deri më 15 maj të shfaqin interesimin e tyre për marrjen me qira shumëvjeçare të kompleksit të Valdanosit dhe ish pushimores ushtarake, të njohur si “Ostrvo cvijeqa”.
Qeveria pret nga investitori potencial që nga këto dy lokalitete në bregdetin malazias të ndërtojë komplekse turistike unike dhe multifunksionale të nivelit të lartë, të cilët ofrojnë një sërë aktivitetesh për pushim dhe rekreacion, por në mënyrë që të mos rrezikojë ambientin e tyre natyror dhe pasurinë ekologjike.
Ajo prêt po ashtu nga qiramarrësi i Valdanosit që të ndërtojë kompleksin e hoteleve me objektet për rekreacion të kategorisë me katër dhe pesë yje, të cilat do të menaxhohen nga një operator turistik ndërkombëtar i njohur.
Ofertat duhet të përmbajnë planet detaje konceptuale, investuese dhe operative, të cilat do të vlerësohen nga Komisioni i tenderit sipas sitemit të pikëve. Nga secili ofertues do të kërkohet që të ofrojë propozimin financiar, i cili duhet të përfshijë kohëzgjatjen e propozuar të qiramarrjes, shumën e qirasë, strukturën, kushtet dhe afatet kohore.
Qiramarrësi do të paguajë qiranë vjetore në bazë të qarkullimit financiar, por do të jetë e përcaktuar qiraja minimale e garantuar.Pla?a Valdanos
Nga qiramarrësi do të kërkohet të ofrojë planin e investimit në lokalitet, të cilin do të jetë i obliguar ta realizojë në periudhën trivjeçare pas nënshkrimit të Kontratës së qiramarrjes.
Gjatë vlerësimit të ofertave, kriteri kryesor do të jetë shuma e investimeve të planifikuara.
Pas përzgjedhjes së ofertës më të volitshme, me ofertuesin e zgjedhur do të fillojnë bisedimet që do të duhej të përfundonin me nënshkrimin e kontratës.
Qeveria ka bërë të ditur se tenderi ndërkombëtar për valorizimin turistik të këtyre dy lokaliteteve do të shpallet në pjesën e dytë të majit.
(Kohapress)