Vetëm 20 % e tokës punohet në komun të Ulqinit

April 9, 2008   | Reportazh / Reportaža

fushaToka bujqësore në komunën e Ulqinit nuk punohet nga fermerët dhe më së shumti ajo është nj tokë e lënë djerr. Kjo shihet në të gjithë fshatrat e të kësaj komune kryesisht fushore , ndërsa janë shumë të pakta dhe mjetet motorike që përdoren për punimin e tokës.
Edhe ata banorë të komunës së Ulqinit që kanë mundësi, nuk i punojnë tokat e tyre sepse kanë një fuqi motorike të vogël dhe kostoja e shërbimeve që i duhen bërë tokës dhe bimës që mbillet në të nuk justifikohet me vlerën e produktit të marrë.
Sipas disa, punonjësve të komunëns së Ulqinit janë rreth 500 ha toke e punueshme por që aktualisht punohet vetëm 20 % e saj. Kjo përqindje mbillet me grurë apo misër, si dhe një pjesë e vogël e saj me perime dhe bostan.
Ndërkohë që janë një numër i vogël fermerësh që kanë interes për pemëtari , duke mbjellë pemë si mandarinat apo vreshta të mbjellura me rrush. Sipas fermerëve ato nuk kanë përfitim nga mbjellja e tokës pasi çmimi i naftës është i lartë ndërsa për naftë pa akcizë për banorët e kësaj komune të Ulqinit nuk flitet pasi asnjëherë ato nuk e kanë patur mundësinë të kenë një lehtësi të tillë.
Si pasojë e këtyre faktorëve fermerët shprehen se është e kotë të investosh në një vend ku nuk ke asnjë lloj fitimi. E vetmja mundësi që shfrytëzohet në maksimum dhe që ka të ardhura është tregtimi i perimeve në plazhin e Ulqinit gjatë sezonit turistik, por kjo sipas tyre nuk është e mjaftueshme dhe nuk shihet si mundësi jetike.