Taksat komunale dhe shtetrore shkak ky që nuk tërhek investitorët në komun të Ulqinit

April 11, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

investicje u ulcinjNë debatin mbi taksën komunale, ekziston fakti i pamohueshëm i më shumë të ardhurave në buxhetin e shtetit, sikundër ka ndodhur jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në disa vende të rajonit ku kjo masë ka gjetur zbatim të suksesshëm. Në këtë rast, dilema është një tjetër. Nëse qëllimi final i një qeverie të mirë është sigurimi i më shumë të ardhurave në buxhet, apo mirëqenia e qytetarëve. Edhe vetë tatimet, nuk janë tjetër përpos një kontribut i detyrueshëm për të mbajtur funksional një sistem qeverisës, i cili garanton një stil jete të pëlqyeshëm nga qytetarët e Ulqinit.
Në rastin kur këto lëvrime ekstra në buxhetin e shtetit shkojnë për qëllime që kanë një impakt të ndjeshëm cilësor në jetën e qytetarëve, atëherë barra e shtuar justifikohet (diskutohet për fiksimin e tatimit mbi të ardhurat personale në përqindje). Problemi qëndron në faktin se vendet që adaptojnë këtë sistem tatimor, janë përgjithësisht me zhvillim të vonuar dhe kanë në fakt, probleme në administrimin e mbledhjes së të ardhurave, çka në më të shumtin e rasteve përkthehet në informalitet dhe korrupsion. Kjo situatë vlen logjikisht edhe në sektorin e investimeve publike, çka ngre pikëpyetje mbi logjikën e vjeljes së më shumë parave, kur në fakt, të ardhurat ekstra mund të mos mbërrijnë në destinacion. Pra, në këtë rast të hamendësuar kemi të bëjmë me një rreth vicioz.
Sytë nga investimet?
Një nga objektivat e vendosjes së kësaj takse në Mal të Zi lidhet me tërheqjen e investimeve të huaja.Sipas deklaratave të përsëritura të qeverisë Malaziase – ku vlen të veçohet roli i Ministrisë së Ekonomisë.Mali Zi po konkurron me vendet e tjera të rajonit në tërheqjen e investitorëve të huaj. Çka do të thotë se një reduktim i ndjeshëm i barrës fiskale, në parim do të tërhiqte shumë më tepër investitorë se më parë. Por, a janë taksat shqetësimi parësor i investitorëve të huaj në Mal të Zi?
Vetë institucionet shtetërore, si dhe ato të pavarura vërejnë se sipërmarrësit e huaj e evitojnë Malin e Zi, të shtyrë nga pengesa të tjera. Problemi i pronësisë renditet i pari, pasi nuk lejon të sigurohet një truall apo pronë tjetër e sigurt, ku mund të ngrihen kapacitete për të bërë biznes. Dhe edhe kur ndodh të gjendet një pronë e disponueshme, kanë qenë të shumta rastet, kur ndonjë “pronar tjetër”, ka çuar investitorin në gjykatë, sepse ky i fundit kishte lidhur kontratë me njeriun e gabuar. Problematika e pronës në Mal të Zi trajtohet gjerësisht edhe në analizën e Bankës Botërore “Statusi i reformës së tokës dhe i tregut të pronave të paluajtshme në Mal të Zi”.
Por, çështja e pronave nuk është hendeku i vetëm që ndan Malin e Zi nga investitorët.Pengesa tjetër, para se të arrihet te barra e lartë fiskale, është pasiguria ligjore. Kjo e fundit është rrjedhojë e nivelit të lartë të korrupsionit dhe/apo klientelizmit politik në shoqërin e jon.Korrupsioni në vetvete, gjithashtu konsiderohet një problem më i rëndë se barra fiskale, ndërsa pasiguria politike tremb përgjithësisht, investitorët e mëdhenj.
Kroacia, për shembull, konsiderohet një nga vendet me barrën fiskale më të lartë në rajon, por njëherësh ka edhe një performancat fiskale më të mira dhe tërheqje shumë të lartë të investimeve të huaja.Pse pra edhe ne nuk bëjm njisoj si Kroacia.