Rindërtohet xhamia antike në Ulqin

April 12, 2008   | Kulturë / Kultura

Ulqin:Muslimanët në Mal të Zi janë duke punuar në rindërtimin e xhamisë më të vjetër në Ballkan, e cila është rrënuar para rreth tetë dekadave.
“Përgatitjet janë në zhvillim e sipër për rekonstruktimin e Xhamisë së Marinarëve” tha Omer Halil Kajshaj, zëdhënësi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi në intervistën që i dha IslamOnline. net.-it.
I ndërtuar në qytetin bregdetar të Ulqinit, në detin Adriatik, xhamia është themeluar nga marinarët arabë në shekullin e katërmbëdhjetë.
Xhamia antike është rrënuar në vitin 1931 nga autoritetet serbe në kohën e shlyerjes së gjurmëve islame të Ulqinit.
Xhamia e Marinarëve do të rindërtohet në dizajnin dhe arkitekturën e saj origjinale.
“Është pjesë e përpjekjeve të Bashkësisë Islame në ruajtjen e identitetit musliman në Mal të Zi” e cila fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, shtoi aktivisti musliman.
Ai shtoi se Bashkësia Islame poashtu është duke ndërtuar një xhami të madhe në qendër të Ulqinit dhe medresenë e parë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgorica, për ti bërë ballë nevojave fetare në rritje e sipër të muslimanëve në këtë shtet.
“Kjo xhami do ti akomodojë rreth 1000 namazfalës” theksoi Kajshaj.
“Relacionet tona me autoritet janë shumë të mira. Ata na e dhanë lokacionin historik të xhamisë së Marinarëve dhe bënë lehtësime për të marrë lejen e rindërtimit ” spjegoi Kajshaj.
Janë rreth 26 xhami në Ulqin, të shpërndarë kryesisht në paralagjet dhe në fshatrat e Ulqinit. Muslimanët përbëjnë mbi 20 përqind të popullatës së Malit të Zi prej 630,500 banorësh.

Sfidat
Kajshaj ju apelon muslimanëve të japin donacione për rindërtimin e kësaj xhamie sa më shpejt që të jetë e mundur. “Për të ndërtuar edhe një xhami në qendër të Ulqinit, Bashkësia Islame nuk mund të ndërmarrë e vetme këto akcione shumë të mëdha” tha Kajshaj. Rindërtimi llogaritet të kushtojë rreth 600,000 euro. “Ne kemi qelur një llogari bankare dhe mirëpresim çdo donacion” shtoi Kajshaj. Një tjetër sfidë me të cilën përballet xhamia e Ulqinit janë biznismenët lokalë. “Biznismenët lokalë dëshirojnë të ndërtojnë një hotel në vendin e xhamisë sepse kjo hapësirë është një atrakcion piktoresk turistik” tha Kajshaj. “Autoritetet janë duke e mbajtur anën tonë për momentin, por nuk i dihet çka do të ngjajë me qeveritë e ardhshme të cilët mund ti ndalojnë punimet” tërhoqi vërrejtjen Kajshaj.

slamonline.net