Shqipëria në Nato,era e fortë e Perëndimit
Malit të Zi tani më i shtohet një mik që do tzia lehtësojë udhën po deshi të hyjë në NATO, dhe gjithsesi një vend si Mali i Zi tani duhet të ndihet më i sigurtë, sepse rajoni me Shqipërin në NATO fiton imazhin e ri të një vendi që tradicionalisht ka qenë në shërbim të paqes.
Mbas një periudhe të gjatë, që prej kohës kur Skënderbeu e shndërroi vendin në kështjellën e fundit të Europës që kërkonte mbrojtje, shqiptarët përsëri hyjnë në aleancë me aleatët e tyre të natyrshëm Amerikën dhe Europën.
Aspekti kombëtar për këtë ngjarje do të thotë integrim kurse kombëtar emancipim, ky ishte një vit i mbarë për ne shqiptarët, të shpresojme që “zotërat” të vazhdojnë të jenë në anën tonë. Sot jemi me plot miq të mëdhenj dhe të fuqishëm, Shqipëria në NATO do të thotë edhe një garancë më shumë për të ardhmen e ndritur të shtetit të Kosovës dhe të rajonit. Opsesioni ynë, Euro-Amerika, kurrë nuk kanë qenë më afër dhe çdo distancim që patëm me to qe i imponuar dhe artificial. Ky është veprim i natyrshem dhe i drejtë i udhës së një kombi që rrënjët i ka në themelin e qytetërimit dhe filozofisë europiane.
Ne kurrë nuk heqëm dorë nga Europa dhe vlerat që ajo krijoi me shekuj, aq më pak kur aleancës europiane iu shtua edhe shteti i madh e i fuqishëm Amerika. Era e fortë e Perëndimit kurrë nuk na ka penguar, e Lindja për ne ishte e largët sa edhe Dielli, madje kokën kurrë nuk e kthyem nga ajo, edhe pse në lashtësi kemi adhuruar Diellin, por më teper i jemi gëzuar Perëndimit.
Turbulencat e Ballkanit kurrë nuk na joshën. Shqipëria lë të krenohet se në historinë e saj 98 vjeçare si shtet nuk pati as spastrime etnike as varre masive, as valë të dëbuarish. Ajo përballoi burrërisht dhimbjet dhe trimërisht epshet.
Meritorë janë shumë faktorë, por më të rëndësishmit janë ata që bartim në dejtë tanë, pra gjaku ynë, sepse një urtësi thotë se “gjaku nuk tradhëton”. E pritëm Europën shumë herë, edhe kur ajo ktheu kokën në tjetrën anë, por na priti edhe ajo ne kur qemë nën “dozën e tepruar” të komunizmit.
Malit të Zi tani më i shtohet një mik që do tzia lehtësojë udhën po deshi të hyjë në NATO, dhe gjithsesi një vend si Mali i Zi tani duhet të ndihet më i sigurtë, sepse rajoni me Shqipërin në NATO fiton imazhin e ri të një vendi që tradicionalisht ka qenë në shërbim të paqes. Aleanca Euroatlantike u themelua për qëllime mbrojtje dhe sigurie, sot ajo është aleanca më e madhe ushtarake në botë, ajo nuk është bllok as murë as kështjellë, por fushë e madhe veprimi ku njerëzit janë dhe veprojnë si të lirë. Vit i mbarë për kombin tonë dhe szdua të besoj në bestytni, por dua të shpresoj se të mbarat për kombin tonë nuk do përfundojnë me kaq, meritojmë më shumë e më mirë.
Një ditë pasë ftesës në NATO dhe një muaj pas pavarësisë së shtetit të Kosovës kombi është më vital, yjet seç janë kthyer në anën tonë, por ky konstelacion le të qendrojë dhe të mos lëvizin, le të na monitorojnë edhe për një kohë të gjatë, se kemi nevojë dhe e meritojmë këtë.
Çdo shtetas shqiptar është merotor për këtë, sepse testimet dhe provokimet i kaluan me pjekuri të madhe dhe lutja e tyre kryesore ishte integrimet europiane. Thonë se nuk ka miqësi të vërtetë në diplomaci dhe se fuqitë e mëdha të përkrahin për interesa të veta, e unë them: nëse këto interesa përputhen me të miat ,mirë se të vijnë dhe jetë të gjatë miqësisë.
Dhe si konkludim: Thank You America!
Robert Camaj
KOHA JAVORE





