Fotografi i njohur ulqinak Isuf Gjoni hapi ekspozitën e tij të parë vetjake

April 17, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

ISUF GJONIFotografitë e ëndrrave
Mr. Llazar Pejoviq, pedagog i fotografisë në Fakultetin e Arteve në Cetinë, tha se shumë rrallë hasim raste si te Gjoni ku njeriu arrin të prezantojë edhe shprehjen autoriale, por në të njëjtën kohë të jetë i njohur edhe si fotograf komercial.
“Mendoj se kjo është njëra nga rrugët më të mira për popullarizimin e fotografisë në Mal të Zi, sepse vetëm përmes një qasjeje të tillë serioze, arti fotografik mund të arrijë deri te shtresat më të gjera shoqërore”, tha Pejoviq.
Fotografi i njohur ulqinak, Isuf Gjoni, hapi të shtunën në Galerinë “Art” të Qendrës së Kulturës në Ulqin ekspozitën e tij të parë fotografike. Në ekspozitë ai u prezantua me 40 fotografi, të ndara në disa cikle, të realizuara me mjeshtri nga autori jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri.
Duke folur për ekspozitën, doc. Mr. Llazar Pejoviq, pedagog i fotografisë në Fakultetin e Arteve në Cetinë, tha se fotografitë e Gjonit janë të rëndësishme për dy arsye.
“Ato prezantojnë një veti që e ka autori, e kjo është që ai arrin të bashkojë kreativitetin specifik, talentin e autorit me profesionalizmin e lartë”, tha Pejoviq.BILALI NE EXPOZIT TE ISUF GJONI
Ai tha se shumë shpesh fotografët nuk merren me art, por merren me anën komerciale, kurse shumë rrallë hasim raste si te Gjoni ku njeriu arrin të prezantojë edhe shprehjen autoriale, por në të njëjtën kohë të jetë i njohur edhe si fotograf komercial.
“Mendoj se kjo është njëra nga rrugët më të mira për popullarizimin e fotografisë në Mal të Zi, sepse vetëm përmes një qasjeje të tillë serioze, arti fotografik mund të arrijë deri te shtresat më të gjera shoqërore”, tha Pejoviq.
Qazim Muja Piktori Qazim Muja tha se origjinaliteti i fotografit Gjoni mund të vërehet në zgjedhjen e atmosferës së pazakonshme për fiksim fotografik si qielli plot re, deti i valëzuar, perëndimi i diellit duke zgjedhur objektivin adekuat për të paraqitur thellësinë dhe gjerësinë e ekspozicionit.
“Duke u nisur nga një bankë e vetmuar në mes të pyllit, autori fillon të shpalosë ndjenjat e veta, nga ato më intimet, të momentin të vetmisë, pastaj duke fiksuar monumentet e ndryshme të krijuara nga dora e njeriut dhe monumentet e natyrës, simbole të qëndresës, dhe më pastaj me detin, valët, ujëvarat, na sygjeron idenë mbi dinamizmin dhe ndryshueshmërinë e përhershme, teorinë se çdo gjë rrjedh, çdo gjë ndryshon”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, vlerësoi në radhë të parë personalitetin e Gjonit.
“Çdo herë që Komuna e Ulqinit ka dashur të organizojë diçka, nuk ka menduar fare se si do të organizohet ajo. Gjoni është njeri pedant, i sigurt në vete dhe unë jam i sigurt që ai do të ketë akoma më tepër suksese në karrierën e tij”, u shpreh Hajdinaga.
Ekspozita u organizua në kuadër të ceremonive kushtuar Ditës së Komunës së Ulqinit.
I.Kallaba
KOHA JAVORE