Xhamia e Lamit në Ulqin

April 18, 2008   | Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo

xhamija e lamit ulqinPas ardhjes së turqve në Ulqin, në vitin 1571, u ndërtuan disa xhami dhe mejtepe, si dhe ruzhdije-medreseja e cila ka luajtur rolin e një shkolle të mesme. Në kohën e administratës turke, në Ulqin kanë ekzistuar 9 xhami, në mesin e të cilave edhe xhamia e Lamit,që gjendet në lagjen ‘Mahalla e re’ të Ulqinit.Në hyrje të kësaj xhamie ekziston pllaka ku shkruan se atë e ndërtoi Haxhi Alija në vitin 1689. Ekzistojnë disa gojëdhëna lidhur me emrin e saj.Supozohet se më e vërteta është ajo sipas së cilës emrin e ka marrë, sipas vendit pra, lami për punimin e drithit.Ndërkaq burime historike lidhur me këtë çështje nuk ekzistojnë.Pas Luftës së Dytë Botërore disa persona të pandërgjegjshëm kanë zhdukur shumë dokumente që flasin për xhamitë.Imamët e kësaj xhamie kanë qenë Haxhi Hafiz Jusuf Cungu, i cili ka shërbyer nga viti 1897 – 1924, Hafiz Halil Hoxha nga viti 1924 – 1936,Ibrahim Zejnelaga 1936 –1941, Jakup Milla 1948 – 1951, Shefqet Jusuf Cungu në vitin 1962, kurse një kohë të shkurtër si Imam kanë shërbyer efendi Rifat Jusufi, dhe efendi Suad Ukushota.Si Imam ka qenë edhe Teufik Bilali.Si muezin kanë qenë Sulejman dhe Ibrahim Çapunja.Prej vitit 1999 si Imam i kësaj xhamie është emëruar Safet Resulbegu, i cili gjendet në studime universitare në Kajro të Egjiptit. Ky Imam ka një perspektivë të shkëlqyer në përvetësimin e diturive fetare Islame. Momentalisht namazin e xhumasë e fal Omer Kajoshaj nënpunës i Meshihatit të Bashkësisë Islame nga Podgorica.Dikur kjo xhami ka pasur ullishtën e vet në një sipërfaqe prej 90 ari dhe një sasi të hollash.Me tërmetin katastrofal të vitit 1979, xhamia u shkatërrua krejtësisht dhe për disa vjet nuk ka funksionuar. Mirëpo me aktivitetin e Bashkësisë Islame dhe qytetarëve u ndërtua xhamia në të njëjtat themele me një minare madhështore.Sipërfaqja e saj përbëhet prej 136 metrave katrorë pa llogaritur ballkonet. Pranë xhamisë gjendet gasulhanja që i plotëson të gjithasahat kulla ulqin1 kushtet higjienike për rregullimin e rahmetlinjve,të vdekurve. Në kuadër të xhamisë ndodhet edhe vendi për faljen e xhenazeve,gjë që është e mirëseardhur për qytet dhe më gjerë.Në ndërtimin e xhamisë së Lamit kanë ndihmuar qytetarët e Ulqinit dhe disa bashkëvendës nga diaspora. Mirëpo duhet përmendur se për ndërtimin e saj ka pasur pengesa nga disa persona të asaj kohe.Për ndërtimin dhe ekzistimin e kësaj xhamie një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe i ndjeri rahmetli Ibrahim Bajramoviq,ish kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit. Në një bisedë që kam pasur me të, më ka treguar se vendi ku është ndërtuar xhamia ka qenë planifikuar të mbetet si vend parkimi për automjetet dhe se në vend të saj, xhamisë kanë dashur ti japin një vend tjetër në periferi të qytetit. Në fund duhet theksuar se çdo njeri, qoftë nga vendi apo nga jashtë, mbetet i mahnitur dhe me përshtypje të thella nga bukuria e brendshme dhe e jashtme e këtij objekti fetar.
Hilmi Cungu