Të shtunën në ulqin do të mbahet kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve

April 21, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Gjithë partit politike ne mal te ziDo të zgjedhen 15 anëtarë
Podgoricë – Kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve do të mbahet të shtunën në Ulqin.
Ministria për Mbrojten e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave ka bërë të ditur se në Kuvend janë ftuar të marrin pjesë 49 elektorë.
Sekretari i kësaj ministrie, Orhan Shahmanoviq, ka thënë se Kuvendi do të zgjedhë 15 anëtarë të Këshillit të ardhshëm Nacional të Shqiptarëve, kurse 20 të tjerë e kanë siguruar këtë të drejtë në bazë të funksionit.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve përbëhet nga 35 anëtarë.
Deri tani kuvendet e elektorëve i kanë mbajtur pakica kroate, boshnjake, rome dhe muslimane.
Në bazë të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, këshillat nacionale do të kenë rol shumë të rëndësishëm në jetën e ardhshme politike në fushën e përmirësimit të pozitës së pakicave në shoqërinë e Malit të Zi.
i.k.
KOHA JAVORE