Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe gjyqësia e pavarur
Nuk ka gjyqësi të pavarur pa shtet juridik
Gjyqësi të pavarur mund të ketë vetëm në shtetin juridik i cili presupozon që çdo pushtet në të është i kufizuar dhe i kontrolluar mirë. Nuk ka shtet juridik pa gjyqësi të pavarur dhe gjyqësi të pavarur pa shtet juridik. I themeluar në mënyrë të tillë që të sigurojë ligjshmërinë dhe të drejtat në mënyrë të tillë që të sigurojë ligjshmërinë dhe të drejtat substanciale të njeriut, pavarësia e gjyqësorit me kalimin e kohës është bërë edhe ajo vetë njëra nga të drejtat themelore të njeriut.
Pa një gjyqësi të pavarur nuk ka mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, as parakushte për konstituimin e shtetit juridik dhe pushtetin e së drejtës. Në ato shtete të cilat për çfarëdo arsyeje e lënë pas dore gjyqësinë e vet apo politik, qytetari si qenie njerëzore u është ekspozuar vazhdimisht padrejtësive, arbitrariteteve dhe katandisjeve. Të drejtat dhe liritë e qytetarëve mbi të cilat mbështetet ideja bashkëkohore e shteti juridik në realitet mund të sigurohen vetëm në bashkësinë që është e organizuar mbi parimin e pushtetit të së drejtës dhe të ligjshmërisë. Për ta realizuar ligjshmërinë, shteti medoemos duhet të ketë pushtetin gjyqësor të pavarur, i cili i nënshtrohet vetëm kushtetutës dhe ligjit. Për këtë arsye pavarësia e gjykatave dhe gjyqtarëve bën pjesë ndër ato parime mbi të cilat bazohet pushteti i së drejtës dhe hyn në nocionin më të ngushtë të shtetit juridik. Nga ana tjetër, gjyqësi të pavarur mund të ketë vetëm në shtetin juridik i cili presupozon që çdo pushtet në të është i kufizuar dhe i kontrolluar mirë. Nuk ka shtet juridik pa gjyqësi të pavarur dhe gjyqësi të pavarur pa shtet juridik. I themeluar në mënyrë të tillë që të sigurojë ligjshmërinë dhe të drejtat në mënyrë të tillë që të sigurojë ligjshmërinë dhe të drejtat substanciale të njeriut, pavarësia e gjyqësorit me kalimin e kohës është bërë edhe ajo vetë njëra nga të drejtat themelore të njeriut. Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut nga viti 1948, qysh atëherë parashikon që çdokush gëzon të drejtën plotësisht atëherë parashhikon që çdokush gëzon të drejtën plotësisht të barabartë që çështjen e tij, qoftë ajo civile apo penale, ta shqyrtojë dhe ta gjykojë drejt gjykata e pavarur dhe e paanshme (neni 10). Konventa europiane mbi të drejtat e njeriut nga viti 1950 (neni 6) dhe Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike nga viti 1966 (neni 14) ia njohën të drejtën të pandehurit për një gjykim të ndershëm dhe publike, që do të zhvillohej brenda një afati të arsyeshëm dhe nga gjykata e pavarur dhe e paanshme, e themeluar gradualisht është bërë edhe kriter kryesor për vlerësimin e pozitës së përgjithsme të individit në shoqëri. Mënyra me të cilën ajo është garantuar në ligjet e një shteti dhe mënyra sipas së cilës ajo që është parashikuar me ligje zbatohet në praktikë, sot paraqesin treguesin e nivelit kulturor të mjedisit shoqëror respektiv dhe kriterin nga i cili nxirret kokluzioni mbi karakterin e shtetit dhe të sistemit të tij juridik, siç do të thoshte prof. dr. Momçillo Grubaç.
Ku qëndron problemi i pavarësisë gjyqësore? Në shoqërinë që ndodhet në zanafillën e formimit të shtetit juridik, çështja më e rëndësishme dhe më aktuale që del në lidhje me pavarësinë gjyqësore është çështja e aplikimit të saj dhe e krijimit të kushteve të domosdoshme dhe të mjeteve juridike për realizimin dhe mbrojtjen e saj. Gjykata nuk bëhet e pavarur vetvetiu dhe me vullnetin e gjykatësve, as me vetë aktin e shpalljes së parimit kushtetues se gjykatat janë të pavarura.
Njohuritë teorike dhe empirike tregojnë se për pavarësinë gjyqësore janë të domosdoshme parakushtet themelore juridike e politike dhe instrumentet për mbrojtjen e saj praktike.
Zbatimi në praktikë i pavarësisë gjyqësore kërkon ndërmarrjen e reformave vëllimore dhe të ndërlikuara në shoqëri dhe në sistemin juridiko-shtetëror.
Pavarësia e gjykatave dhe gjyqtarëve nuk varet vetëm nga normat juridike dhe garancitë që përmbajnë këto norma, por një pjesë e mirë e saj varet edhe nga ndërgjegja mbi nevojën e reformave në jetën shoqërore dhe juridike, nga vullneti i forcave politike relevante që këto reforma të ndërmerren, si dhe nga rrethanat e përgjitshme shoqërore, nga kultura dhe mentaliteti i qytetarëve, nga shkalla e zhvillimit të vetëdijes juridike dhe nga tradita juridike, ku kultura, vetëdija juridike dhe cilësitë morale të vetë gjyqtarëve kanë rëndësi vendimtare.
Kur kemi të bëjmë me garancitë e pavarësisë gjyqësore, ato janë të shumta e të llojllojshme dhe përbëjnë një sistem të tërë masash të natyrave të ndryshme. Mirëpo, vetëm njëra nga ato, sado e rëndësishme qoftë, nuk mjaton sepse presionet mbi gjykatë, që nuk vijnë vetëm nga një anë, duhet të eleminohen plotësisht.
Megjithatë, këto masa nuk kanë të njëjtën rëndësi, ngase edhe vetë burimet e presionit mbi gjykatë kanë fuqi, rrezikshmëri dhe intensitet të ndryshëm. Sipas këtij kriteri, më të rëndësishmet janë ato garanci që duhet të parandalojnë presionet e pushtetit ekzekutiv mbi gjyqësorin, por gjykata duhet të jetë e liruar edhe nga presionet që mund të vijnë edhe nga shumë anë të tjera me rastin e ndarjes së drejtorisë (presionet nga pushteti legjislativ, nga partitë politike, nga individë të interesuar, nga shoqatat, mediat, opinioni publik, nga instancat e larta gjyqësore etj).
Të gjitha garancitë e pavarësisë gjyqësore, të marra së bashku, duhet të parandalojnë çdo presion të mundshëm real mbi gjykatën, në mënyrë që ajo të mund të gjykojë vetëm sipas kushtetutën dhe ligjit. Në vendet siç është Mali i Zi që ndodhen në fillim të procesit të krijimit të shtetit juridik, që nuk kanë ndonjë trditë demokrtike dhe në të cilat vetëdija juridike dhe kultura politike ndodhen në një shkallë të ulët, këso garancish duhet të ketë më shumë se zakonisht. Megjithëkëtë, kaherë janë bërë përpjekje që të përcaktohet një minimum i përgjithshëm i këtyre masave që do të duhej t`i kishte çdo shtet me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë gjyqësore. Deklarata e Nju Delhit (1959), Konkluzionet e Konferencës së Lahorës (1961), Parimet e Sirakuzës (1981), Të drejtat minimale të Unionit Ndërkombëtar të Avokatëve (1982), Parimet e Tokios (1982) dhe Deklarat universale mbi pavarësinë e gjyqësorit, e quajtur Deklarata e Montrealit (1983).
Garancitë mund të jenë juridike, që sanksionohen me norma juridike, dhe jashtëjuridike, do të thotë sociale dhe personale, që përmbahen në kushtet e përgjithshme shoqërore dhe në personalitetin e vetë gjyqtarit, të cilat vështirë se mund të përfshihen apo nuk mund të përfshihen fare me normat juridike. Garancitë juridike vlejnë fare pak pa këto të tjerat, por nuk duhet harruar se ngandonjëherë edhe normat juridike që i paraprijnë deri diku epokës së vet, mund të sjellin progres shoqëror dhe të kontribuojnë edhe në zhvillimin e kushteve jashtëjuridike të pavarësisë gjyqësore.
Pavarësia e brendshme e gjyqtarit, garancitë e të cilit qëndrojnë në tiparet e personalitetit të tij, e jo vetëm në drejtësi, është posaçërisht e rëndësishme. Ajo është rezultat i shpirtit të lirë të gjyqtarit dhe e moralit të lartë. Kjo pavarësi nuk mund të formohet as të ndryshohet me kurrfarë masash juridike. Për këtë shkak mund të ndodhë që të gjendet ndonjë gjyqtar i varur edhe përkundër të gjitha garancive juridike të pavarësisë.
Nikë Gashaj
KOHA JAVORE





