Presidenti Topi zhvillon një takim informal me Presidentin Mesic dhe Presidentin Vujanovic në qytetin e Shkodrës.

April 23, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Presidenti topi-vujanovic-mesicNë ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri të Kryetarit të Shtetit kroat, Presidenti Topi dhe Presidenti Mesiç kanë udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës. Me ftesë të Kryetarit të shtetit shqiptar ka mbërritur në qytetin më të madh të veriut edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç për një takim informal me Presidentin Topi dhe Presidentin Mesiç.
Zhvillimi i marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë, ecuria dhe progresi në kuadër të përmbushjes së reformave për integrimin euroatlantik të tyre, si dhe siguria dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit ishin çështjet kryesore të trajtuara gjatë bisedës së tre Presidentëve.Presidenti topi-vujanovic-mesic
Në vijim të këtij takimi, Presidenti Topi, Presidenti Mesiç dhe Presidenti Vujanoviç vizituan Kalanë muze të Rozafës, u njohën me legjendën e saj si dhe me historinë e qytetit të Shkodrës përmes një vizite në muzeun historik e etnografik, pas së cilës tre kryetarët e shteteve shprehën vlerësimet dhe përshtypjet më të mira.
Në përfundim të kësaj vizite, Presidenti Topi u shpreh për mediat:
“Kam rastin sot që të kem miq të nderuar, Presidentin e Kroacisë, zotin Mesiç dhe Presidentin e Malit të Zi, zotin Vujanoviç për të konfirmuar edhe një herë ato marrëdhënie të shkëlqyera që ekzistojnë midis vendeve tona. Kemi preferuar që takimin ta bëjmë në Shkodër dhe këtë prononcim për shtyp po e japim në Kalanë e Rozafës, në këtë qytet që është i mbushur me histori, por që është edhe tregues shumë i rëndësishëm i marrëdhënieve tradicionale dhe historike që ne kemi patur mes vendeve tona.
Presidenti topi-vujanovic-mesic Me dy miqtë Presidentë kemi diskutuar rreth të ardhmes së vendeve tona që padyshim është një e ardhme e përcaktuar euroatlantike dhe jemi futur në elementë konkretë të domosdoshmërisë së ndërtimit të rrugëve të komunikimit: ajo që konsiderohet si rruga adriatako-joniane. Është kënaqësi shumë e veçantë të jemi këtu së bashku dhe padyshim që është tregues pa fjalë, pa komente i atyre marrëdhënieve që ne dëshirojmë t’i forcojmë edhe më tej në të ardhmen në të mirën e vendeve tona dhe popujve tanë”.
Takimi i tre Presidentëve në Shkodër vijoi me një drekë pune, së cilës iu bashkuan autoritetet e pushtetit vendor dhe delegacionet respektive. Duke iu përgjigjur interesit të mediave të pranishme, Presidenti Topi u shpreh:Presidenti topi-vujanovic-mesic
“Është kënaqësi e veçantë që sot jemi së bashku me Presidentin e Kroacisë, zotin Mesiç, i cili është në ditën e dytë të vizitës zyrtare dhe me dëshirën e të dyve ftuam që të jemi të së bashku në Shkodër zotin Vujanoviç, si një dëshmi e qartë e marrëdhënieve të shkëlqyera, që ekzistojnë mes vendeve tona, të cilat kanë të ardhme të përbashkët në familjen europiane dhe euroatlantike.
Presidenti topi-vujanovic-mesic Kemi diskutuar për mjaft probleme që u interesojnë vendeve tona, për projekte të përbashkëta dhe besoj një nga më të rëndësishmit është korridori adriatiko-jonian, që do i japë një zhvillim të jashtëzakonshëm jo vetëm komunikimit njerëzor, por dhe atij ekonomik. Folëm edhe për probleme të tjera që u interesojnë vendeve tona edhe në aspektin politik, çështje që kanë të bëjnë me rajonin. Domosdoshmëria për të patur një rajon të qetë e të stabilizuar bën të mundur edhe rritjen e kontakteve në nivel politik. Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia bën të mundur që shumë shpejt edhe Mali i Zi, Maqedonia, edhe vendet e tjera të Ballkanit të jenë në rrugën ePresidenti topi-vujanovic-mesic integrimit për në NATO. Ne e dëshirojmë këtë për të gjitha vendet tona, gjë që do të japë siguri edhe për investime, për kontrollin e trafiqeve të paligjshme, edhe për të patur një territor shumë të qetë.

Edhe një herë nga zemra unë uroj që këto marrëdhënie të intesifikohen edhe më tej, dëshmi e së cilës është prania e dy miqve, Presidentit Mesiç dhe Vujanoviç”.
Nga ana e tyre, Presidenti i Kroacisë, Mesiç dhe Presidenti i Malit të Zi, Presidenti topi-vujanovic-mesicVujanoviç falenderuan Presidentin e Shqipërisë, Topi për ftesën dhe mikpritjen, duke shprehur kënaqësinë e veçantë për mundësinë e këtij takimi.Presidentët Mesiç dhe Vujanoviç vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes tre vendeve tona, vunë në dukje rëndësinë e realizmit të projekte të përbashkëta, ku theksuan ndërtimin sa më të shpejtë të autostradës adriatiko-joniane, të cilën e cilësuan si një domosdoshmëri për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, sidomos në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare-ekonomike.
Duke përfituar nga rasti i këtij takimi, Presidenti Vujanoviç i shprehu edhe një herë urimet Presidentit Topi dhe Presidentit Mesiç për ftesën që Shqipëria dhe Kroacia morën në Samitin e Bukureshtit për anëtarësimin në NATO, duke e cilësuar këtë një arritje të madhe për të dy vendet.

Nga President Press