Doli nga shtypi libri “abetarja për fëmijët e kopshteve

April 24, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

gazmend çitakuLibër kushtuar fëmijëve parashkollorë
Ditëve të fundit doli nga shtypi libri “Abetarja për fëmijët e kopshteve” i autorit Gazmend Çitakut. Ky është libri i parë në Mal të Zi që u kushtohet fëmijëve parashkollorë shqiptarë dhe është punuar sipas standardeve më të larta bashkëkohore, bazuar në eksperiencën europiane të edukimit 9-vjeçar.
Redaktor i librit është shkrimtari i njohur Hajro Ulqinaku, ndërsa konsulentë Arian Leka nga Tirana dhe Florinda Basha nga Ulqini.abetare
Libri është botuar nga Asociacioni “Ulqini”, asociacion që merret kryesisht me botimin e autorëve nga Ulqini.
Ky libër do të jetë i mirëpritur për të gjithë fëmijët parashkollorë shqiptarë duke pasur parasysh faktin se ata deri tani nuk kanë pasur tekste mësimore në gjuhën e tyre, ndërsa tekstet nga hapësira tjetër shqiptare nuk kanë qenë të lejuara prandaj kanë qenë të detyruar të mësojnë nga tekstet në gjuhën sllave.

(Kohapress)

YouTube Preview Image
1