Kryetari i UDSH-së Ferhat Dinosha u takua me kryetarin e aleancës për ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj

April 29, 2008   | Lajmet / Vijesti, Politika, Shtypi / Mediji

Ferhat Dinosha_Ramush HaradinajLirimi nga Haga, gëzim për shqiptarët në Mal të Zi
Ulqin – Një delegacion i UDSH-së, i kryesuar nga kryetari Ferhat Dinosha, ka qëndruar javën e shkuar në Prishtinë, enkas për tzi dëshiruar mirëseardhje nga Haga ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në një bisedë të gjatë e të përzemërt, pas emocioneve të ritakimit me Haradinajn, kryetari Dinosha është shprehur se kthimi i gjeneralit të pafajshëm të UÇK-së në Kosovën e pavarur u ka sjellë gëzim të madh të gjithë anëtarëve të UDSH-së dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.
“Vetëm kështu është dëshmuar se lufta e UÇK-së dhe pavarësia e Kosovës janë kuptimplote dhe të pacenueshme”, ka thënë Dinosha, duke theksuar se në momentin e duhur Mali i Zi do ta njohë shtetin e ri të Kosovës.
Dinosha ka thënë se maji, me të gjitha simbolikat e tij, do të ishte momenti më i përshtatshëm për këtë.
Pas falënderimit për vizitën që i bëhet, Haradinaj është shprehur se hapat e UDSH-së kanë dhënë kontribut të çmuar jo vetëm në rrjedhat politike në Mal të Zi, por edhe në zhvillimet në rajon. Partneriteti me Qeverinë e Malit të Zi duhet të vazhdohet – ka shtuar ai, dhe ne presim se UDSH do të jetë subjekt i rëndësishëm jo vetëm në bashkëpunimin ndërshqiptar, por edhe në vendosjen dhe përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.
“Malit të Zi szdo ti vijë asnjë e keqe nga Kosova”, ka theksuar Haradinaj, duke e lutur Dinoshën që këtë qëndrim tzua përcjellë zyrtarëve malazezë.
Dy bashkëbiseduesit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së shqiptarëve të arrestuar në aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”, duke u pajtuar se brenda suazave ligjore, duhet të bëhet çdo përpjekje që ajo të zbardhet sa më parë dhe të mos ngarkojë tutje raportet në skenën politike të Malit të Zi, thuhet në kumtesën për opinion të UDSH-së.

(Kohapress)