Reagim ne konferencën për media të shefit të DPS-it të Ulqinit

April 29, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Nazif CunguMe rastin e konferencës për media të zotëri Luigj Lubo Shkrelit në të cilën analizoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, Forca me vendosmëri mohon “aluzionet” e zotëri Luigj Lubo Shkrelit ne kinse ofendimin e qytetarëve të Ulqinit nga ana e Forcës, të botuar media.
Sikur ne rastin e përkrahjen e kandidaturën e zotëri Medojeviqit, kur zëdhënësi i DPS-it Kovaçeviq mashtronte qytetarët për “ashtuquartën marrëveshje” për abolicionin e të arrestuarve në operacionin policorë “Fluturimi i Shqiponjës”, ashtu edhe z Shkrelja tani i vetëdijshëm manipulon me publikun me deklaratën e kryetarit të Forcës që kinse qytetarëve i duhet psikolog._
Askush nga Forca, a veçanërisht jo zotëri Cungu nuk ka thanë që qytetarëve i duhet psikolog. Kjo është e pavërtetë, deklaratë manipulative dhe politikane.
Shkrelja nuk e komenton urimin tonë publik në fitoren e Kryetarit të Malit të Zi Vujanoviq në zgjedhje, e ndër të tjera thotë që në zgjedhje fitoi nënkryetari i DPS-it.
Ne atëherë kemi thanë dhe prapë e përsërisim që me votimet e kaluara nuk do merremi dhe që: “Cilët janë shkaqet e këtij rezultat është temë me të cilën duhet të merren analitikët, historianët dhe hulumtuesit e psikologjisë së votuesve”.
Manipulimet, gjysmë të vërtetat, thashethemet, tezat e shtrembëruara, gjithë këto janë instrument që ky zotëri përdorë si zëdhënës i një partie që është në pushtet, e cila premton ringjalljen e Ulqinit, që të gjitha premtimet e veta vazhdimisht nuk i realizon, me qëllim të largimit të opinionit ndaj problemeve të vërteta krijon probleme dhe afera që nuk ekzistojnë.
Numërimi i qytetarëve dhe votuesve në ato tonët dhe ato të tijtë është në shërbimin e aktivitetet e zotëri Shkrelit në përforcimin e përçarjeve në Ulqin dhe në Mal të Zi.
Plani hapësinorë i Malit të Zi, Plani hapësinorë me dedikim të veçantë për të Mirat detare, kthimi i pronave janë probleme me të cilat Shkrela nuk merret.
E sigurisht që është e vështirë që të merret me gjithë këto tema ne mënyrë adekuate në parlamentin e Malit të Zi sepse është i shumë i zërë me punë në funksionet e shumta: Deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Shef i këshillit komunal i DPS-it, Këshilltarë në kuvendin e Komunës, anëtarë në këshillin e gjyqit të Malit të Zi, por edhe anëtarë i këshillave drejtuese në shkollat ne Shtoj dhe ne Ulqin. E kur ja shtojmë edhe detyrat që ka rreth funksionimit të shumicës në Kuvendin Komunal ku ka obligime dhe marrëveshje.
Sigurisht që me gjithë këto obligime është vështirë të kryhen gjitha punët në mënyrë profesionale dhe njëkohësisht edhe të informohet në kohë. E për fat të keq zotëri Shkrela gjënë gjithmonë kohë që të dezinformojnë dhe me përbaltë kundërshtarët politik.
Arsyeja kryesore e këtyre akuzave është që Shkrela e din që Forca është opozita më e fortë e këtij koalicion në Ulqin dhe që është aleati më i mirë i qytetarëve të Ulqinit, dhe që haptas dhe publikisht flet për problemet e shumta që vite me radhë grumbullohen dhe zgjidhen selektivisht.
Ulqin 20.04.2008
Shërbimi Informativ i Forcës