Mali i Zi njeh vetëm pasaportën e Kosovës

April 30, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
jusuf kalamperovicQeveria e Malit të Zi është duke marrë të gjitha masat që të mos humbë turistët potencialë kosovarë shkaku i çështjeve politike. Ndonëse ende nuk e ka njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, Qeveria e Malit të Zi po planifikon të njohë pasaportat e reja të kosovarëve.Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi, Jusuf Kalamperovic, ka thënë të hënën se Mali i Zi do t’i pranojë pasaportat e Kosovës. Ai shtuar se ky vendim do të merret nëse kështu vepron edhe UNMIK-u. “Nëse UNMIK vërteton dhe pranon pasaportat e Kosovës, do t’i njohim edhe ne. Ato dokumente mund t’i shfrytëzojnë me rastin e hyrjes në Malin e Zi. Dokumentet që do të pranohen nga ai institucion në Kosovë, do të jenë edhe për ne valide”, ka thënë Kalamperovic.

Gazeta Express