Një çmim special për Gresa Katanën dhe Rejhana Kasneci

May 2, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Gresa KatanaShkolla e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga ulqini mori pjesë në festivalin për të rinj “maratona rinore” në durrës
Një çmim special dhe dy vende të dyta
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim” në edicionin e sivjetshëm konkurruan në kërcim, këngë, interpretim dhe sfilatë, dhe u kthyen në qytetin e tyre më krenarë se kurrë për faktin që në duar mbanin trofeun e Çmimit Special në kërcim, vendin e dytë në interpretim nga Gresa Katana, kurse Rejhana Kasneci u përzgjodh si shoqëruesja e dytë e Miss-it.
Nxënësit në edicionin e sivjetshëm konkurruan në këto kategori: kërcim, këngë, interpretim dhe sfilatë, dhe u kthyen në qytetin e tyre më krenarë se kurrë për faktin që në duar mbanin trofeun e Çmimit Special në kërcim, vendin e dytë në interpretim nga Gresa Katana, kurse Rejhana Kasneci u përzgjodh si shoqëruesja e dytë e Miss-it.
“Maratona Rinore”, festivali për të rinj i organizuar për të pestën herë këtë vit në qytetin bregdetar të Shqipërisë në Durrës, i uroj mirëseardhjen e radhës grupit të nxënësve nga Ulqini, të cilët përfaqësonin Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim”.
Festivali, i cili këtë vit u mbajt nga data 8-10 prill, pati një jehonë të madhe, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha viset fqinje shqiptare, si në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Shkolla e Mesme nga Ulqini ishte vitin e kaluar pjesëmarrëse në këtë eveniment për të parën herë dhe fakti që u kthyen me Çmim Special në kërcim, duket që ka qenë motivi që i udhëhoqi drejt realizimit të një programi më të plote për t`u paraqitur në edicionin e këtij viti.
Grupi përbëhej nga dhjetë nxënës, të cilët u shoqëruan nga dy profesoreshat, znj. Hava Pereziq dhe znj.Nepe Peraj. Nxënësit në edicionin e sivjetshëm konkurruan në këto kategori: kërcim, këngë, interpretim dhe sfilatë, dhe u kthyen në qytetin e tyre më krenarë se kurrë për faktin që në duar mbanin trofeun e Çmimit Special në kërcim, vendin e dytë në interpretim nga Gresa Katana, kurse Rejhana Kasneci u përzgjodh si shoqëruesja e dytë e Miss-it.
Organizatorët si duket kanë bërë të pamundurën që këtyre nxënësve t`ju sigurojnë një qëndrim në nivel dhe një përjetim të paharrueshëm, gjë që vërehet qartë nga entuziazmi i shprehur nga grupi pas kthimit nga Festivali.
Fitues absolut i Maratonës u shpall Shkolla e Mesme “Gjergj Kastrioti” nga Durrësi.
Maratona Rinore mbetet mbase evenimenti me i rëndësishëm për të rinj në Shqiperi, dhe fakti që një shkollë e vogël si e jona arriti të ndahej me një vlerësim të lartë, e bën më se të qartë faktin se kjo rrugë duhet të vazhdohet.
L. Hollaj
KOHA JAVORE