Ulqini – simbiozë e Lindjes dhe Perëndimit

Kalaja e ulqinit(Mos)Valorizimi I Përmendoreve Kulturo-Historike (1)
Qyteti ynë ka pasur një simbiozë të Perëndimit dhe Orientit në një pikë kaq të vogël, në mes të Evropës. Jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe përmendoret e të kaluarës sonë kanë qenë tërheqëse për turistët nga bota dhe nga vendi. Dhe për të do të ishte mirë një angazhim më i madh i shoqërisë…

Duke përcjellur shumë mysafirë, nga vendi dhe nga bota, që ditë me radhë e vizitojnë qytetin tonë, vërejmë se shumë prej tyre, më së tepërmi interesohen për përmendoret kulturo-historike. Qyteti ynë është pa dyshim, një nga qytetet më të vjetra dhe më të bukura në këtë pjesë të Adriatikut. Në secilën pëllëmbë të kësaj hapsire, kaq të pasur me resurse natyrore, ne takohemi edhe me një numër të madh përmendoresh nga e kaluara jonë. UNESCOKëto përmendore qysh nga kohët më të lashta e deri tani, flasin për një kulturë dhe një histori të bujshme të këtij qyteti. Duhet të theksohet se shumë nga këto përmendore jsanë në një gjendje jashtëzakonishtë të dobët, të lëna pas dore, dhe për këtë arsye këto gjurmë të kulturës sonë shpesh herë edhe janë duke u zhdukur. Koha dhe shekujt e kaluar e bëjnë të vetën, por shpesh edhe pakujdesia dhe dora e njeriut modern ndikojnë në zhdukjen e tyre. Këtë dua ta quaj – barbarizëm të paparë, dhe shumë shembuj dëshmojnë për këtë.
Secili nga ne, por edhe shoqëria e gjerë, duhet tzu kushtojmë vëmendje më të madhe përmendoreve kulturo-historike. Restaurimi dhe revitalizimi i tyre duhet të sjellë një valorizim që do të jetë një nismë për një turizëm më kualitativ. Dhe kësaj duhet tzi kushtohet një vëmendje më e madhe, me projekte dhe plane, për përmendoret e së kaluarës, për një valorizim më të mirë, për një ofertë më kualitative.
ismet karamanagaKjo do të jetë një hap më i madh, për rrugën tonë në Evropë dhe në botën e civilizuar. Ky valorizim mund të bëhet, në qoftë se të gjithë ne, me një angazhim më të madh përmes projekteve të ndryshme, e japim kontributin tonë, duke i ruajtur ato për gjeneratat që vijnë pas nesh. Përmendoret e së kaluarës sonë, nuk janë vetëm magnet për turistët nga vendi dhe bota, por ato janë edhe identiteti ynë. Ne që jetojmë në këtë hapsirë kaq të bukur duhet të krenohemi me këtë pasuri. Ne jemi pjesë e botës së civilizuar dhe duke i ruajtur ato i tregojmë botës se ku e kemi vendin me të vërtetë.

Pa dyshim, tek ne pëmendorja më e rëndësishme është Kalaja 2500 vjeçare. Ajo është djepi i kulturës sonë, vendi i banimit dhe i lëvizjes i mijëra mysafirëve nga bota dhe nga vendi. Gjurmët e civilizimeve të ndryshme mund të hasen në secilën pëllëmbë të këtij monumenti, dhe prandaj mendojmë se ajo duhet të restaurohet dhe të revitalizohet dhe më në fund të valorizohet për një turizëm të shkallës së lartë. Dëshiroj tzi përkujtoj lexuesit, se deri te vitet e 90-ta të sh. të kaluar ne, edhe e kemi patur një turizëm të tillë. Të gjithë ne duhet të luftojmë që qytetit tonë tzia kthejmë shkëlqimin e dikurshëm. Dhe prandaj është më se e nevojshme që të përkrahet propozimi i Shoqatës Miqtë e Kalasë që Qyteti i Vjetër, Kalaja e Ulqinit, të radhitet nën mbrojtje të UNESCO-s, si vlerë universale. Ne si shtet i vogël do të ishim më të pasur dhe më të rëndësishëm . EUNESCO përkujtoj opinionin se vetëm Qyteti i Vjetër i Kotorit është nën mbrojtjen e UNESCO-s tek ne. Në këtë mënyrë do të bëhemi më atraktivë dhe, si qytet, më tërheqës për mysafirët nga vendi dhe nga bota. Ky është qëllimi ynë fundamental, sepse radhitja e qytetit të Ulqinit në mbrojtje të UNESCO-s do të ndikojnë që përsëri të bëhemi destinacioni i parë në Malin e Zi. Prindërit tanë me nostalgji i kujtojnë ato kohë, kur ne, deri në vitet z90 kemi pasur një turizëm të lartë ashtu siç është në Itali apo në Spanjë. Për fat të keq, kushtet sot kanë ndërruar dhe ne kemi një stagnim të madh, sa i përket kualitetit të mysafirëve. Një qytet kaq i pasur me resurse natyrore, por edhe me përmendore kulturo-historike, që janë tërheqës për mysafirët, në qoftë se i valorizojmë ashtu siç duhet, mund të ndikojnë shumë për ngritjen e ofertës sonë turistike.
kalaja_e_ulqinit_002Qyteti ynë i vjetër, si një bastion i kulturës dhe të kaluarës sonë, duhet të jetë magnet për turizmin botëror, por me një valorizim të kontrolluar. Dhe për të është më se e nevojshme të frenohet ndërtimi pa kontroll, ndërtimi që nuk respekton rregullat që sundojnë në mjedise siç është Kalaja jonë. Duhet të përmendet pjesa e sipërme e citadellës, ku gjendet muzeu dhe kulla e Balshajve, të cilat janë të ruajtura në formën autentike. Respektimi i këshillave dhe rregullave të cilat i parasheh Enti Republikan për Mbrojtje të Përmendoreve Kulturo-Historike nga Cetina, është rruga më e mirë për ruajtjen e ambientit dhe Kalasë sonë, por edhe monumenteve të tjera që gjenden jashtë mureve.
Për valorizimin e monumenteve kulturo-historike, për një turizëm më kualitativ, është me rëndësi të përmenden posaçërisht disa nga ato që gjenden në Kala, por edhe jashtë saj. Muret Ilire, për shembull,kalaja e ulqinit1 tregojnë identitetin tonë, të kaluarën e bujshme dhe vendin tonë në botën e civilizuar. Plini Plaku thotë se janë mbi 2500 vjet të vjetër, dhe ende, edhe sot, njeriu mbetet i mahnitur duke i shikuar dhe duke e paramenduar kulturën e të parëve tanë. Dhe për të duhet tzi ruajmë, sepse duke filluar nga këto murana fillon pra historia jonë. Një respekt i posaçëm duhet tzi kushtohet akademikut malazias dr. Pavle Mijoviq, që mbi 17 vjet të jetës së tij ia ka kushtuar kalasë sonë, duke i qitur nga terri shumë përmendore të kulturës sonë. Ne e falënderojmë me sinqeritet punën e tij të palodhur në Kalanë tonë. Libri i ti “Ulcinj 1”, është dëshmi për këto. Dhe për këtë do të ishte mirë që të respektohen planet dhe projektet e tij, dhe Kalaja të restaurohet ashtu siç duhet, sepse ato janë gjithmonë aktuale. Jam i mendimit se shoqëria e gjerë në tërësi, me një angazhim më të madh dhe me mjete financiare, duhet tzi përkrahë këto projekte. Me një kontroll në ndërtimtari, posaçërisht në Kala duhet të ruhen objektet e kulturës sonë dhe të revitalizohen, të restaurohen ashtu siç i kanë kalaja e ulqini2paramenduar dhe hartuar profesionistët siç është Pavle M. dhe të tjerët që kanë punuar me të. Enti nga Cetina duhet të jetë mbikëqyrës dhe pa lejen e tyre nuk mund të ndërtohet. Fatkeqësisht, sot ndodh diçka tjetër dhe për këtë është mëse i nevojshëm kontrolli dhe ndërhyrja e shtetit ligjor. Vetëm kështu mund tzi tregojmë botës civilizuese se ku e kemi vendin dhe vetëm kështu mund tzi afrohemi qëllimit tonë fundamental, radhitjes në UNESCO.
Në Ulqin ka përmendore kulturo-historike edhe jashtë murevë të Kalasë. Vlen të përmenden dhe të mos i lëmë anash ashtu siç i kemi lënë anash kur është ruajtja dhe mirëmbajtja e tyre. Shumë nga këto janë në gjendje të mjerueshme ose dhëmbi i kohës dhe pakujdesja i ka zhdukur fare. Shumë nga ato kanë mbetur vetëm në kujtesën e popullit.sahat-kulla1
Dua ta përmend Sahatkullën që është revitalizuar pas tërmetit të vitit 1979, por jo ashtu siç e kanë paraparë profesionistët e Entit Republikan. Sahatkulla është e ndërtuar në vitin 1747 dhe është interesant të përmendet se vendi ku ka qëndruar sahati ka qenë nga guri. Sahatin e kanë marrë austriakët kur janë tërhequr nga këto vise më 1918, dhe nuk dihet se ku i kanë hupur gjurmët e tij. Sahatkullës i duhet një orë e re dhe fryma bashkëkohore për një valorizim modern për një ofertë më të mirë.

Vlen të përmenden edhe shumë kroje që dikur kanë qenë stoli e qytetit të Ulqinit. Vetëm në qytet, në qendër kanë qenë shtatë, kurse secili fshat e ka pas të vetin. Krojet datojnë nga kohët e lashta por më atraktive kanë qenë ato nga koha e Mbretërisë Otomane 1571 deri 1878-80, pasi dy vjet kanë zgjatur bisedimet ndërmjet fuqive të mëdha dhe Mbretërisë Otomane për dhurimin e Ulqinit Malit të Zi. Krojet kanë qenë tërheqëse dhe atraktive dhe disa nga ato edhe kanë mbijetuar deri te ai turizmi i artë nga koha e asaj Jugosllavisë të madhe e të bukur. Jo vetëm për mysafirët nga vendi dhe nga bota, por edhe për qytetarët e Ulqinit kanë qenë tërheqës. Sot flasim me nostalgji për to, sepse janë zhdukur gjurmët dhe në qytet nuk ka mbetur asnjë. Ndërtimi i egër (informal), pakujdesia e arkitektëve modernë, një barbarizëm i paparë, ka zhdukur një pjesë të kulturës sonë Kanë mbetur vetëm gjurmët si ai i kroit te kroni në kala te ulqinit, si gjurmë e një vandalizmit modern. Me një angazhim më të madh, ne mund të ndikojmë në kthimin e revitalizimin e krojeve dhe në këtë mënyrë tzi valorizojmë për një turizëm bashkëkohor dhe modern. Mijëra mysafirë nga vendi dhe nga bota deri në vitet 90 të shekullit të kaluar e kanë vizituar qytetin tonë, duke u takuar me një kulturë të jashtëzakonshme. Qyteti ynë ka pasur një simbiozë të Perëndimit dhe Orientit në një pikë kaq të vogël, në mes të Evropës. Jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe përmendoret e të kaluarës sonë kanë qenë tërheqëse për turistët nga bota dhe nga vendi. Dhe për të do të ishte mirë një angazhim më i madh i shoqërisë për kthimin e krojeve. Bota e civilizuar do tzi përkrahte me projekte të ndryshme idetë e tilla. Dëshiroj të theksoj se do të ishte mirë që disa, nga të cilët ka edhe fotografi, të publikohen. Dua ti përmendë disa që ende janë edhe sot më të njohura siç është “Taphana” dhe kroi i “Haxhi Halil Skurës” në Kala. Taphana është që nga koha ekroni ballos ulqin Republikës së Venedikut, e rinovuar me ardhjen o osmanëve përsëri më 1571, së bashku me rezervuarin e saj. Sot ka nevojë për një frymë të re dhe mund të vihet në funksion si dikur. Kroi i “Haxhi H. Skurës” nga koha e Mbretërisë Romake i rinovuar më 1737 është në funksion dhe është i ruajtur në tërësi. Është një simbol, sepse pranë tij gjendet edhe dybeku dhe guri ku janë shitur skllavët në Pazarin e gjytetit. Jashtë Kalasë, duhet me pietet të posaçëm të përmendet Kroi i Ali Pashës nga viti 1719. Them me pietet se barbarët modernë i kanë lënë vetëm vendin ku ka qenë, kurse gurët e bardhëKroi i zanave Ulqin dhe dybekun ua kanë dhuruar një familijes private. Dhe kjo e bërë nga arkitektët modernë, e pakuptueshme, iracionale. Për tzi përmendur janë edhe Kroi i Hamojve, Me shkalla, ai i Pazarit, i Ballos… dhe shumë të tjerë, prej të cilëve na kanë mbetur kujtimet. Krojet në ullishtën tonë, në Bazhbylyk, Kroi i Begut dhe ai i Zanave, ende ekzistojnë, edhe sot , por duhet tzu jepet një frymë e re, moderne, duhen të adaptohen dhe të publikohen për një valorizim modern. Një pasuri e tillë duhet të ruhet dhe të kultivohet. Të rallë janë qytetet në botë të cilëve Perëndija u ka dhënë një pasuri kaq të madhe, një simbiozë të kultures dhe resurseve natyrore, pa fund.
Ismet Karamanaga
KOHA JAVORE

YouTube Preview Image