Kompani të fuqishme interesohen për Adë

ada_bojana4Përfundon afati për dorëzimin e letrave të të interesuarve për të investuar në adë
Disa kompani të fuqishme në mesin e të cilave kompania amerikane Dolphin Capital Investment, IFA Hotels & Resorts Dubai, kompania turke Gintash, kompania çeke Mayfield dhe ajo kroate Deep Blue kanë shfaqur interesim për të investuar në Adë.
Po ashtu interesim për të menaxhuar hotelet në Adë kanë shfaqur edhe kompanitë Movenpick Hotel&Resorts, Jumeirah Group dhe Rezidor Hotels&Resorts.
Qeveria e Malit të Zi parashikon që së shpejti të hapë tenderin në të cilin investitorët potencialë do të dorëzojnë ofertat e tyre.
Qeveria parashikon që të nënshkruajë kontratën për qiramarrje afatgjate për rreth 100 hektarë të kësaj ujëdhese.Ada Bojana,Buna,Velipoja,
Ajo ka parashikuar po ashtu edhe mundësinë e bisedimeve për dhënien me qira të tërë ujëdhesës, në rast se qiramarrësi vlerëson që për të është përparësi të mirëmbajë parkun natyror të pasur me biodiversitet.
Me Master Planin regjional në Adë parashikohet zhvillimi i turizmit të lartë si dhe ndërtimi i rreth 2 500 shtretërve në varësi të llojit të kompleksit turistik që do të ndërtohet.
(Kohapress)