Në bregdetin e Durrësit:Dy peshkaqenë bien në rrjetat e peshkatarëve
Kur sezoni “Verë 2008” ka pak ditë që ka filluar në rrjetat e peshkatarëve të qytetit të Durrësit kanë rënë dy peshkaqenë. Rrjetat e peshkatarëve të anijes „Emiljano“ kanë zënë dy peshkaqenë, njëri prej të cilëve me përmasa gjigande rreth 4 metra i gjatë dhe me peshë rreth 500 kg.
Peshkaqeni tjetër ishte më i vogël, rreth 150 kg dhe gjatësi 2 metra. Peshkatarët thonë se dy speciet e frikshme janë kapur larg vendpushimeve të turistëve.
Ky nuk është rasti i parë që peshkaqenë kapen në brigjet shqiptare, fenomen i cili është më prezent kryesisht në stinën e verës.
Autor / News24 /





