Në Ulqin u zhvillua panel diskutimi me titull ”Nato dhe Mali i Zi – Çfarë thua ti ”

May 16, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

NATODilemat e anëtarësimit dhe çka asht “NATO”
Organizata e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” organizoi para do kohe në Bibliotekën e Ulqinit panel diskutimin me titull “NATO dhe Mali i Zi – Çfarë thua ti?”. Ky ishte aktiviteti i parë mbi proceset euro-atlantike që u zhvillua në Ulqin. Partnerë të OJQ “Horizonti i Ri” në organizimin e këtij takimi ishin “Qendra ALFA” nga Nikshiqi dhe Qendra Nansen Dialog, të cilat janë edhe anëtare të Ekipit bashkërendues për implemetimin e Strategjisë komunikuese për integrimet euro-atlantike në Mal të Zi.rocen_skefer
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me aspektet negative dhe pozitive të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, debati mbi modelet e mundshme të anëtarësimit, krahasimi me përvojat pozitive, etj., duke kontribuar kështu në rritjen dhe forcimin e diskutimit publik për këtë temë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të institucioneve publike, të biznesit lokal, gazetarë, etj.
Përveç informacionit që morën nga mysafirët e takimit përmes një diskutimi interaktiv, të pranishmit ndoqën edhe një film ekskluziv për Aleancën Veri-Atlantike.
(Kohapress)