Së shpejti kandidat për NATO
Podgoricë:-Mali i Zi do të duhej që deri në samitin e ardhshëm të NATO të plotësojë kushtet për kandidim për Aleancë, paralajmëroi kryeministri malazez, Milo Djukanovic. Në takimin e Këshillit të Partneritetit për Paqe,Djukanovic vlerësoi se hyrja në NATO për Malin e Zi paraqet “prioritet strategjik të politikës së jashtme dhe të sigurisë”. Sipas Djukanovic, Mali i Zi tashmë “ka hyrën në fazën më të rëndësishme”të integrimit në NATO,ngase “punon intensivisht në krijimin e kushteve për hyrje në Planin Aksional për anëtarësim, që paraqet një trokitje në derën e Aleancës.
Gazeta Express





