Sukses i klubit të karatesë “Albulena” në kampionatin e Malit të Zi

May 20, 2008   | Shtypi / Mediji, Sporti / Sport

kk\"AlbulenaKatër kampionë
Sipas drejtuesve të KK “Albulena”, rezultati dëshmon se garuesit e rinj të këtij klubi janë duke ecur hapave të kampionëve të vjetër të “Albulena”-s.
Dhjetë medalje të fituara, prej të cilave katër të arta, dy të argjendta dhe katër të bronzta, është bilanci i Klubit të Karatesë “Albulena” në Kampionatin e Malit të Zi në Karate për pionierë të vjetër dhe shpresa në luftra individuale, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë.
Kampionë të Malit të Zi u shpallën Ardit Astafa në kategorinë -40kg, Sretena Gjuriq (+45), Nikollë Hoti (-55) dhe Xheneta Vuçiq (+57), nënkampionë Arta Llazori (-55) dhe Armin Nuti (+60), kurse medalje të bronzta fituan Besnik Adoviq (+65), Nikolla Jovanoviq (-60), Lindita Hoxhiq (-45) dhe Vanesa Nuhi (-40).
Këtë rezultat të arritur drejtuesit e KK “Albulena” ia atribuojnë edhe punës së madhe dhe stërvitjeve serioze që garuesit e këtij klubi zhvilluan dy muajt e fundit nën kujdesin e trajnerëve të rinj, Jasmin Hot dhe Anel Beganoviq.
Sipas drejtuesve të këtij klubi, rezultati dëshmon edhe se garuesit e rinj të këtij klubi janë duke ecur hapave të kampionëve të vjetër të “Albulena”-s.
Drejtuesit e KK “Albulena” e vlerësojnë sukses shumë të madh faktin që kanë dhjetë garues që do të mbrojnë ngjyrat e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare.
(Kohapress)

KTO JAN VIDEO TË ULQINIT TË LASHT JAN PËR TU SHIQUAR SE KAN VLER HISTORIKE

YouTube Preview Image