Ulqini, Ky Burre qe te Mallengjen Shume…

May 22, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

KALAJA LEGJENDË DHE ART _ismet karamanagaEsse… Duke lexuar librin e ulqinakut Ismet Karamanaga – “Kalaja, legjende dhe art”
…por edhe i penrgjet po aq shume edhe nje vajze te bukur qe ka mundur ta ruaje nderin e saj, ndersa ka kaluar mespermes aq aventurieresh, joshjesh e grishjesh qe ia kane ngulmuar lakuriqesine…
Kushdo qe ka patur rastin te vizitoje nje nga keshtjellat e vetme te Mesdheut te banuar panderrpere tash 25 00 vite, ka mundur te takoje nje cicerone te rralle. Atij i gurgullojne fjalet si te programuara nga nje kompiuter, duke bilbiluar si ne gjuhen e nenes ne gjermanisht dhe serbisht dhe te leshon ne tavolinen e vemendjes tende me te shpejte intimitete te panumrta te kesaj kalaje qe ka lindur dhe rritur lundertare nga me trimat e Mesdheut. Ky burr sharmant e galant, qe te ze mik menjehere dhe qe, si normalisht te gjith ulqinaket dhe shkodranet, ka shuem qejf te krenohet me rezultatet e veta pa egzagjeruar asgje, me nje plastike fytyre dinamike dhe qe flet duke levizur duart, eshte kryetari i shoqates “Miqte e kalase se Ulqinit”, Ismet Karamanaga.Ismet Karamanaga
…Vite me pare, pata shkruar nje esse te gjate rreth Ulqinit, “kesaj monade shqiptare” – keshtu ua pata vene titullin, i bukur, e?- dhe e dhashe per ta botuar ne gazeten me te lexuar te asaj kohe, “Koha Jone”. Ia kishin nderruar titullin. Me siguri, ndonje gazetar, edhe ai njeri prej “viktimave” te ciceronit bilbilonjes si nje diplomat llafazan e qe nuk i bie asnje fjale ne toke, ai e kishte nderruar; e kish bere “Nga Cervantesi te Karamanaga”…
Karamanaga, biri i nje detari ulqinak, me se fundi, duke botuar librin e tij dygjuhesh “Kalaja, legjende dhe art”, vendos te cele zemren e tij. Ciceroni qe flet duke levizur duart, duke u mburrur paksa, sa per lezet dhe vetem per ata qe ka arritur, ka, asgje me shume, vetem nje zemer poetesh.
Eshte e pamundur qe kjo treve, Ulqini, te mos kete krijuar genin e poetit te banoret e saj qe e kane kaluar historikisht pjesen me te madhe te kohes ne mes detit, duke kundruar here pas here, ujerat blu dhe qiellin blu.
ulqini_limani_ranaUlqini ka legjenda shume. Ato jane te vjetra, aq, sa, nje pjese e tyre kane udhetuar qe kur banoret i faleshin perendise detare te periudhes se politeizmit, Bindit te ujrave; sigurisht qe ka edhe te reja. Karamanaga, i njeh mire ato, sic i njohin ne mase ulqinaket, as qe behet fjale, dhe, na i pershkruan , me nje veshtrim “aprimavista” disa prej tyre. Legjendat e Ulqinit, sillen zakonisht naten perqark apo brenda mureve te kalase se lashte; u sillen njerezve kur flene, kur meditojne ndersa shohin ujrat, kur bejn dasma apo kur kane morte.
Legjendat, si brilantet, nuk gerryen, nuk hahen dhe vetem shkelqejne. Arsyeja eshte se nenat plaka ulqinake, keto rriteset e para te brezave, ua kane treguar me se pari niperve dhe mbesave te tyre qekur ata kane qene aq te vegjel, sa mendja e njeriut perpin gjithcka, si nje sfungjer i pangopur.
Kramanaga na tregon se legjendat, jo, more, jo, nuk tregohen si perralla, por jane te lokalizuara ne vende konkrete te Ulqinit. Vetem te poetet nderthuret keshtu realja me irealen, perralla me realitetin; vetem te njerezit me perfytyrime te paana, sa c’eshte kupa e qiellit apo bluja e detit per dy pale sy te zakonshem. Sa per ilustrim – legjenda e perhapur anembane Europes, brigjeve me ujra, ajo e flockes, rralle e dijne qe, sic thote autori, ajo flocka eshte kapur me saktesi ne nje vend . Atje ulqinaket lahen perhere – quhet Guri i Madh dhe eshte diku “afer lugut te Xhemiles”. Dhe, e dini se nga cfar pike ulqinake eshte larguar flocka e detit, si ka gjetur dashurine e saj te pare, rroben e saj te vajzerise? Megjith se me tre femije? Eshte hedhur ne det per te mos u dukur me te “Punta e Nuredinit”.kalaja e ulqinit1
“Kroi i zanave” ka lidhje me emrin konkret te nje plake filantrope ulqinake.
Kushedi se si eshte krijuar ajo legjende e bukur qe lidhet me zana, perderisa ben fjale per nje grua ulqinake qe e kane njohur te gjith dikur. Mbase… Studiuesit e legjenave, se si jane krijuar ato, se si populli, kapur pas nje shembulli konkret dhe te bujshem, ka krijuar perallen e tij, nuk kane se ku te gjejne me bukur sesa ne lidhjet me nje peshk te vogel – “ky peshk i bukur nuk rritet kurr mbi 10 cm dhe lehte bie ne grep” – dhe fatit te nje vajze te quajtur “Bukurina”. Bukurina u martua me ujrat e detit, ia fali rinine dhe nuserine detit, ne vend te nje plaku te pasur qe i kishte vdekur gruaja… Qe… sigurisht qe, edhe ai, ka qene kalalli.
Autori shkruan gjith temperament, sic dashurojne dhe kane inat ulqinaket detare, nga ka lindur njera prej mrekullirave shqiptare, sic eshte legjenda e Ago Ymerit apo, ku duhet te jete krijuar kenga e njohur detare qe flet per Holanden – “Atje, ne Holande, ne vendin e Mullinjve” (E kendojne edhe “ne vendin e ullinjve”, sic eshte Ulqini.
Karamanaga shkruan ne liber edhe per njerez te gjalle apo qe kane vdekur e qe ai I ka njohur.
Nqs nga Amerika kane marre dhene rryma muzikore me origjine afrikane… nga koha e skllaverise atje, ka ngjare i njejti fenomen edhe ne kete treve ku, si ne trevat e tjera te shqiptareve, nuk kane lulezuar ndjenjat rraciste. Keshtu, ne mesojme se, piratet e njohur ulqinake paskan sjelle nje sasi zezakesh nga te cilet, ka patur qe kane krijuar familje. Sklleverit, qe nuk jane quajtur asnjehere ashtu nder shqiptaret, por sherbetore, jane trajtuar aq njerezisht nga familja se ciles ata i kane sherbyer, sa ajo i ka bere gati edhe dasmen duke ia perballuar te gjitha shpenzimet.
riza-shurdhaNga ter te njohurit e tij, “kalalliu” Karamanaga, ka zgjedhur per portretizim, ndonjerin; mes tyre edhe “Riza Shurdha, njeriu i cili me figuren markante dhe me buzeqeshjen e tij vite me radhe…”.,
I ndjeri R. Shurdha eshte nje zezak, qe ka punuar fotograf.
Lexon kete liber dhe arrin te kesh te qarte se, perse kjo popullate e shkeputur nga trualli i “Ames” qe ne vitin 1878, nuk eshte asimiluar.
Jane, se pari, legjendat qe sillen naten neper Kala, poshte saj dhe brigjeve ulqinake.

Riza Lahi
rizalahi@yahoo.com

KTO JAN VIDEO TË ULQINIT TË LASHT JAN PËR TU SHIQUAR SE KAN VLER HISTORIKE

YouTube Preview Image
1