Përdhoset flamuri kombëtar në Ulqin

May 25, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

ULCINJ,ULQINI,ULQIN,ULQIN 24 MAJ — Policia e Malit të Zi, nuk ka arritur ende të gjejë autorët e heqjes dhe përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar nga
një dyqan privat në Ulqin, dy ditë më parë. “Unë si shqiptar, qytetar i këtij shteti, Ditën e pavarësisë së Malit të Zi, krahas flamurit shtetëror malazias, kam ngritur edhe flamurin tonë kombëtar shqiptar, duke e ditur se kjo e drejtë është e garantuar me ligj”,tha pronari i dyqanit, Selatin Lamoja. Ai tha se është shumë i zhgënjyer me veprimin që ndodhi, duke shtuar se kishte menduar se veprime të asaj natyre, tashmë i takonin së kaluarës.“Unë këtë akt e marr si shumë shqetësues sepse ndodh në një Ulqin për të cilin thuhet se është shembull unik në rajon për raportet e mira kulturore e harmoni ndëretnike”, tha Lamoja, duke insistuar tek organet kompetente që të gjejnë autorët.
Gazeta Express

YouTube Preview Image