Alternativa Shqiptare reagon ndaj propzimit të Qeverisë për ligjin mbi emrin personal dhe ligjin për rregjistrat amëz

May 31, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

alternativa_shqiptareKëto ligje së shpejti do të gjenden në rënd të ditës në Parlametin e Malit të Zi dhe deputeti i ASH-së ka dorzuar amandamentet per të krijuar kushte të plota ligjore që emri personal (emri dhe mbiemri) në Mal të Zi për pjestarët e pakicave nacionale të shkruhet ne rregjistrin amëz në gjuhën dhe lafabetin e pakicës.
Poashtu, deputetii ASH-së Vasel Sinishtaj kërkon që të gjithë shqiptarëve – shtetas të Malit të Zi dhe shtetësi të dyfishtë që ju është shkruar emiri personal në bazë të ligjeve të mëparshme gjegjesisht me prapashtesa VIQ dhe IQ, t ju mundësohet ndërrimi i tyre në procedurë të shkurtuar dhe atë pa obligim pagese të taksave të posaçme, me kusht që kërkesën ta bëjën në afatin prej 5 (pesë) viteve prej ditës së aprovimit të ligjit.vasel sinishtaj01
Afati prej 5 (pesë) viteve është kërkuar për diasprën tonë që edhe ata të kenë mundësinë e shfrytëzimit të këtij ligji.
Duke vepruar në këtë mënyrë, për të gjithë shqiptarët me shtetësi malazeze dhe dyshtetësi do të krijohej mundësia ligjore për të ndryshuar emrin personal dhe për ta shkruar atë në gjuhën dhe alfabetin amë, pra shqip.
Tuz, 29.05.2008
Alternativa Shqiptare
Autor / Malsia.org/

Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro