Bisedë me Luigj Gjeloshin, ish drejtor i shkollës fillore në shtoj

June 1, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Luigj Gjeloshi_Ljuvi? ?eljošajNjë jetë në shkollë
Koha javore: Z.Gjeloshaj, jeni një ndër personat e rrallë që prej fillimit e deri në fund të karrierës, punuan plot 40 vjet në të njëjtën shkollë, si mësimdhënës dhe drejtor. Cila prej këtyre dy dëtyrave ishte më e përzemërt për ju dhe çfarë përjetimesh, kënaqësi e vështirësi ju sollën ato?
L.Gjeloshaj: Sa i përket kësaj shkolle, jam i vetmi punëtor në historinë e saj që punoj plot 40 vjet, por jam i bindur se këtë do ta arrijnë edhe gjeneratat e ardhshme të mësimdhënësve, çka u dëshiroj me gjithë zemër. Në karrierën time tepër të gjatë punova 33 vjet si drejtor e 7 vjet si mësimdhënës. Dua të theksoj se edhe si drejtor kurrë nuk jam larguar nga roli i mësimdhënësit, qoftë në mësim të rregullt apo në aktivitetet e lira. Kjo do të thotë se punën e mësimdhënësit e kam pasur më të përzemërt. Gjatë karieres kam përjetuar vështirësi edhe kënaqësi. Ato janë të pandara në jetën e njeriut, sepse çdo vështirësi është problem i cili kur zgjidhet shndërrohet në kënaqësi. Mirëpo, si drejtor kam përjetuar disa raste të vështira që më kanë mbetur si probleme të pazgjidhura.Sahibe Hodži?, nastavnik albanskog jezika
Koha javore: Kur flasim për karrierën tuaj, flasim për një veprimtari të gjerë me angazhim të gjithanshëm si mësimdhënës e edukator dhe si drejtor dhe udhëheqës. A mund të na veçoni ndonjë veprimtari tjetër që nuk ishte e lidhur me punën tuaj në shkollë?
L.Gjeloshaj: Përveç punës në shkollë kam pasur edhe angazhime të tjera, sidomos prej vitit 1974-1986, kur isha kryetar i delegacioneve dhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Lokale e më vonë edhe delegat i punës së bashkuar në Kuvendin Komunal si përfaqësues i arsimit. Kam qenë edhe kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Vetëqeverisëse për Punësim.Gjatë vitit 1999 kam qenë i angazhuar si kryetar i Këshillit për Ndihmë Humanitare, refugjatëve nga Kosova. Të gjitha detyrat e përmendura i kam kryer jashtë orarit të punës në shkollë.
shkolla filloreKoha javore: E dimë se shkolla jonë nën udhëheqien tuaj, me angazhim të plotë të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, arriti suksese të dukshme në punën edukativo-arsimore dhe aktivitete të lira. A mund të na veçoni disa nga këto aktivitete të sukseshme
L.Gjeloshaj: Shkolla jonë ka arritur suksese edhe nën udhëheqjen e drejtorëve para meje, e sidomos pas ngritjes së saj në tetëvjeçare të plotë në vitin shkollor 1965/66. Edhe pse kemi punuar në kushte të vështira, veçoj vitin shkollor 1971/72, kur seksionet tona shkollore, folklori, drama dhe kultura figurative morën vendin e parë në gara komunale, në konkurrencën e të gjitha shkollave fillore dhe gjimnazit.shkolla fillore
Vite me radhë nxënësit tanë kanë qenë të suksesshëm në punime letrare dhe të kulturës figurativ, në sport, në folklor, në ndihmën e parë e siguri. Në garat komunale “Çka di për komunikacion” ekipi i shkollës sonë, tri herë ka fituar vendin e parë.Nga të gjitha garat, kuizet, manifestimet dhe takimet e ndryshme, nxënësit tanë janë kthyer me diploma, kupa, lëvdata dhe çmime. Duhet përmendur edhe pjesëmarrjen e seksionit të dramës nën udhëheqjen e zonjës Sahibe Hoxha në Festivalin e Dytë të Teatrove, Mali i Zi – Tivar, në prill të këtij viti, si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe. Nuk munguan as sukseset në mësime. Kjo shkollë gjithmonë ka pasur nxënës të dalluar, 20 vitet e fundit krahas me përmirësimin e kushteve të punës është rritur edhe kualiteti i mësimit.
shkolla filloreKoha javore: Organet profesionale të shkollës rregullisht konstatojnë se bashkëpunimi me prindërit është korrekt edhe i sukseshëm, me mbizotërimin e tolerancës dhe mirëkuptimit, që ishin dhe janë prioritetet e këtij bashkëpunimi?
L. Gjeloshaj: Prej ditës së parë që fillova punën e kam vërejtur se prindërit tanë janë të gatshëm për bashkëpunim. Në fillim ka pasur probleme me shkollimin e vajzave pas klasës së katërt. Me angazhimin e të gjithë mësimdhënësve kemi arritur që ta zhdukim këtë problem shumëvjeçar. Kështu filluan hapat e parë të bashkëpunimit me prindërit. Anët prioritare të këtij bashkëpunimi janë përpjekjet e shkollës dhe familjes në angazhimin e plotë për të arritur sukses në mësim e sidomos në punën edukative me nxënës. Meshkolla fillore bashkëpunim reciprok të gjithë korrin fitore: mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, sepse sigurohet kontinuiteti i jetës familjare dhe shkollore, adaptimi më i lehtë i nxënësve në shkollë dhe mundësitë më të mëdha për komunikim me familje të strukturave të ndryshme sociale dhe arsimore.
Koha javore: Me reformën e re shkollore është përfshirë edhe shkolla jonë. Ku kemi arritur ne, si shkollë, ç`është bërë dhe çka duhet bërë ende për të arritur sukses të dukshëm dhe si e vlersoni ju punën e mësimdhënësve?
shkolla filloreL. Gjeloshaj: Ky është viti i tretë i zbatimit të reformës së re shkollore në shkollën tonë. Implementimi i reformës së re kërkon angazhim më të madh nga të gjithë subjektet në shkollë: mësimdhënësve, drejtorit, organeve profesionale dhe prindërve. Kushtet themelore për punën e sukseshme veç i kemi krijuar. Nëpërmes seminareve është bërë edukimi i mësimdhënësve, janë pajisur mësimoret e ciklit të parë me mobilie të reja dhe mjete mësimore, është bërë sanimi brenda objektit shkollor, është bërë furnizimi i mësimdhënësve me literaturë profesionale. Punën më të rëndësishme e bëjnë mësimdhënësit prej të cilëve kërkohet ngritja konstante profesionale, qoftë e organizuar apo individuale, përdorimi i metodave dhe mënyrave të ndryshme të punës me të cilat nxënësi bëhet subjekt në procesin mësimor, aftësohet për punë të pavarur dhe jetë praktike. Punën e deritanishme të mësimdhënësve e vlerësoj në përgjithësi të sukseshme.shkolla fillore
Koha javore: Edhe pak po afrohet koha e caktuar për përfundimin e karrierës suaj në këtë institucion shkollor. Cilat janë ato momente emocionale, prekëse, të thuash përgatitore për një periudhë tjetër të jetës si pensionist?
L. Gjeloshaj: Nuk e kam të lehtë të largohem nga një institucion ku kalova pjesën më të gjatë të jetës sime, të ndahem nga kolegët me të cilët kam ndarë të mirën dhe të vështirën dhe nga nxënësit të cilët aq i dua. Sa i përket periudhës së ardhme si pensionist nuk kam plane të posaçme. Do të bëj përpjekje që të jetoj një jetë të qetë, normale, familjare dhe shoqërore.
Koha javore: Në fund cili do të ishte mesazhi juaj për nxënësit dhe mësimdhënësit?
L. Gjeloshaj: Nxënësve së pari u dëshiroj shëndet në jetë dhe sukses në punë, të respektojnë njëri-tjetrin shkolla filloredhe personalitetin e mësimdhënësit, kudo që janë të krenohen, me shkollën dhe familjen që i takon.
Mësimdhënësve gjithashtu u dëshiroj shëndet të plotë dhe sukses në zbatimin e reformës së re shkollore duke vazhduar bashkëpunimin me prindërit. Drejtorit të ri i dëshiroj çdo të mirë në jetë dhe udhëheqje të sukseshme të shkollës me shumë mandate.
Të gjithëve se bashku u uroj, Ditën e shkollës.Gëzuar !
Bisedoi: Sahibe Hoxha
KOHA JAVORE

Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro