Nënshkruhet protokoll marrëveshja e partneritetit ndërmjet komunës së Ulqinit dhe distriktit 23 të Vjenës

June 2, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Gëzim Hajdinaga & Manfred Wurm_Ulqin_UlcinjHapet rruga për realizimin e projekteve të përbashkëta
Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe homologu i tij i distriktit 23 të Vjenës, Manfred Wurm, nënshkruan të martën Protokoll marrëveshjen e partneritetit.
Kryetari Hajdinaga tha me këtë rast se kjo ditë përbën një datë të rëndësishme për Ulqinin
“Ne kërkojmë që nëpërmes kësaj kryqendre të kulturës europiane të takohemi në adresën e përbashkët evropiane”, tha Hajdinaga.Gëzim Hajdinaga & Manfred Wurm_Ulqin_Ulcinj
Ai tha se me nënshkrimin e kësaj marrveshjeje, Ulqini jep edhe një kontribut shtesë që Mali i Zi të realizojë synimin që i ka vënë vetes, “hyrjen në familjen demokratike europiane”.
Edhe kryetari i distriktit 23 të Vjenës, Manfred Wurm, vlerësoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje duke nënvizuar se ajo nënshkruhet në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Malit të Zi.
Ai shprehu bindjen se në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të realizohen shumë projekte.
Gëzim Hajdinaga & Manfred Wurm_Ulqin_Ulcinj“Kjo marrëveshje do të shërbejë për ne, por edhe për rininë tonë e cila shpresoj se do ta vazhdojë këtë marrëveshje”, tha Wurm.
Marrëveshja e partneritetit parashikon ndër të tjera bashkëpunim në këmbimin e mendimeve dhe përvojave në të gjitha fushat me rëndësi, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore, sportive, etj.
Marrëveshja parashikon po ashtu që kryetari i Komunës së Ulqinit dhe ai DistriktitKryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe homologu i tij i distriktit 23 të Vjenës, Manfred Wurm 23 të Vjenës të takohen së paku një herë në vit në Ulqin dhe në Vjenë, për të përgatitur programin e përbashkët.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Protokoll marrëveshjes mori pjesë edhe ambasadori austriak në Podgoricë, Florian Rauning dhe personalitete të tjera.
I.Kallaba
KOHA JAVORE


Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro