Intervistë me nënkryetarin e komunës së ulqinit, Mehmet Zenka

Meto ZenkaJam i kënaqur me qeverisjen, por nuk ka vend për vetëkënaqësi

Koha javore: Z. Zenka, u bënë gati dy vjet që pushtetin në Komunën e Ulqinit e ushtron koalicioni “Për Ulqinin Evropian”. Sa jeni të kënaqur me qeverisjen e deritashme të këtij koalicioni?

M. Zenka: Mund të them që jemi të kënaqur me punën e deritashme gjatë një viti e gjysmë që nga ardhja e opcionit tonë politik në pushtet në Komunën e Ulqinit, mirëpo vend për vetëkënaqësi nuk ka. Shumë prej premtimeve tona zgjedhore nuk janë realizuar ende, mirëpo jemi shumë optimistë që gjer në fund të mandatit të këtij opcioni edhe premtimet e dhëna, e kam fjalën për realizimin e disa investimeve kapitale, do të plotësohen pasi që jemi në përfundim të parapërgatitjeve për realizimin e këtyre investimeve.METO ZENKA

Koha javore: Cilat janë arsyet për mosrealizimin e investimeve që përmendni?

M. Zenka: Arsyet janë të natyrës së ndryshme. Mirëpo mund të theksoj lirisht se disa nga këto premtime edhe ishin realizuar, por nuk kemi hasur në mirëkuptimin e disa qytetarëve. Këtu dua të përmend rrugën që të çon nga Bashbylyku deri në Liman, për të cilën janë ndarë mjetet për realizimin e këtij investimi, mirëpo përkundër mirëkuptimit të të gjithë qytetarëve kemi hasur në një pronar që nuk dëshiron ta lëshojë një pjesë të truallit të vet edhe duke qenë i vetëdijshëm se me ndërtimin e kësaj rruge, çmimi i trojeve përreth do të shumëfishohej. Kjo rrugë shërben si parahyrje për ndërtimin e marinës.

PLAZHA E MADHE Gjithashtu edhe për ndërtimin e Urës së Port Milenës kemi hasur në probleme të ndryshme të karakterit pronësor. D.m.th. për të parën herë qyteti i Ulqinit i ka mjetet financiare, mirëpo për shkak të pengesave të natyrave të ndryshme nuk mund të realizohen këto projekte, të cilat me të vërtetë janë me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e Ulqinit.

Fjalën e kam për ata qytetarë që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë. Ne u kemi ofruar dëmshpërblim me çmim të tregut, mirëpo nuk jemi duke hasur në mirëkuptimin e tyre. Edhe ata që pranojnë të kompensohen, kërkojnë një çmim marramendës edhe për kohën tonë, edhe për mundësitë e Komunës së Ulqinit. Shuma që ata kërkojnë është e papranueshme edhe për mundësitë e një komune shumë më të pasur sesa ajo e Ulqinit. Ne jemi duke shfrytëzuar edhe fuqinë e ligjit në këtë moment sepse jemi të detyruar me qëllim të realizimit të këtyre projekteve.

Shumë shpejt, më së voni për një muaj, presim që të fillojnë punët në fazën e parë të ndërtimit të Urës së Port Milenës. Gjithashtu jemi duke punuar me hapa të përshpejtuar në mbarimin e projektit për vazhdimin e bulevardit prej qendrës së qytetit, i cili do të lidhet me bulevardin “Teuta”. Edhe aty jemi në përfundim e sipër të të gjitha fazave përgatitore, kështu që shumë shpejt, menjëherë pas sezonit turistik, pritet që të fillojë realizimi i këtyre projekteve.

Koha javore: Një nga problemet e Komunës së Ulqinit është edhe ndërtimi pa leje. Përkundër premtimeve parazgjedhore për ndalimin e tij, jemi dëshmitarë të rritjes apo intensifikimit të ritmit të ndërtimit. Pse nuk ka arritur ta pengojë ndërtimin pa leje Komuna e Ulqinit?

M. Zenka: Ndërtimi pa leje është një problem i trashëguar dhe nuk është problem që ka filluar një vit e gjysmë më heret. Ne jemi duke u marrë me pasojat e një fenomeni i cili tash 15 vjet është më se aktual në komunën tonë dhe në komunat e tjera të bregdetit të Malit të Zi. Por vlen të theksohet se Ulqini në krahasim me komunat e tjera të Malit të Zi është jashtëzakonisht në pozitë më të volitshme dhe ndërtimi pa leje është në nivel më të ulët.

Disa njerëz janë gjithmonë dezhurnë për të vënë theksin te problemet dhe janë në gjendje të kritikojnë çdo gjë duke e paraqitur Ulqinin si një qytet i cili ka vetëm probleme. Mirëpo, çdokush që ka qenë kohët e fundit deri në Budvë, e sheh se edhe pse kjo komunë ka shumë më tepër plane detaje të hartuara, e ka më të theksuar ndërtimin pa leje sesa komuna e Ulqinit.

Koha javore: Si e vlerësoni procesin e privatizimit i cili është kryer apo është duke u kryer në komunën e Ulqinit?

M. Zenka: Si të gjithë qytetarët e tjerë, unë nuk jam aspak i kënaqur me procesin e privatizimit i cili është kryer në Komunën e Ulqinit. Unë mbroj qëndrimin që pushteti lokal të pyetet më shumë.

copakabana beach Siç e dini, edhe për shkak të disa gabimeve që janë bërë në fillim të viteve z90, tani jemi duke pësuar nga ato gabime për shkak të mosregjistrimit të pronave dhe jemi në pozitë pak më të disfavorshme seç janë komunat e tjera ndaj këtij fenomeni.

Gati të gjitha privatizimet janë kryer para ardhjes sonë në pushtet, kështu që edhe sa i përket privatizimit ne kemi të bëjmë me pasoja që ka shkaktuar ky privatizim.

Synimi ynë është që në privatizimet e ardhshme, komuna dhe pushteti lokal të pyetet sa më shumë. Për këtë arsye edhe jemi të interesuar që të aktivizohet komisioni i formuar me vendim të Kuvendit për ridefinimin e kufirit të të mirave detare, sepse me ridefinimin e tij qyteti i Ulqinit do të jetë në një pozitë shumë më të favorshme, ndërsa pozita jonë si pushtet lokal do të jetë shumë më e fortë dhe më vendimmarrëse sesa në këtë moment.Panairi  turistik Malazias

Dua të potencoj se nuk ka vend që të pranojmë privatizime të natyrave siç janë bërë deri tani. Pushteti lokal, qoftë ai ekzekutiv, por edhe subjekti politik të cilit i takoi, me të gjitha mundësitë dhe potencialin e vet politik dhe njerëzor do tzi kundërvihet privatizimeve të natyrave të tilla.

Koha javore: Duke qenë se ndodhemi në prag të sezonit turistik, sa i përgatitur e pret Ulqini këtë sezon turistik?

M. Zenka: Përgatitjet janë intensive. Pikësynim parësor është që Ulqini të jetë më i pastër. Komuna e Ulqinit ka marrë pjesë në një sërë panairesh, si në Kosovë, Shqipëri, Beograd, Austri, etj. Dua të them që këto dy tri vitet e fundit, Ulqini ka pasur një paraqitje dinjitoze, duke u krahasuar me mundësitë që kemi ne në krahasim me komunat e tjera. Edhe pse komunat e tjera kanë pasur mundësi më të mëdha financiare se ne, ne kemi pasur përgatitje apo paraqitje shumë më kualitative, sidomos në Vjenë, në Gjermani gjithashtu, ku edhe interesimi ka qenë shumë më i madh për Ulqinin si qytet.

TURISTICKI SAJAM Problem akut në këtë drejtim është zgjerimi i sezonit turistik dhe të gjitha punët apo angazhimet tona janë duke u bërë që sezoni turistik në Ulqin të mos jetë vetëm tre muaj. Vitin e kaluar sezoni ka filluar shumë më heret, nja njëzet ditë më heret, dhe ka mbaruar nja dhjetë ditë më vonë sesa vitet e tjera. Domethënë është një shenjë e bukur se shqiptari apo turisti kosovar ka filluar të arrijë një emancipim, që të jetë një turist i cili nuk do të shkojë një muaj apo dyzet ditë për pushim, por të arrijë të krahasohet me nivelin e turistit të Evropës Perëndimore.

Bisedoi: I. Kallaba

KOHA JAVORE

Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro