Policia nuk lejoi mbajtjen e protestës”Për kthimin e pronës në Valdanos”

Valdanos Bucht_ulcinj.Ulqin – Protesta dhe performanca e parashikuar të mbahet të hënën me moton “Për kthimin e pronës në Valdanos” është shtyrë për një kohë të mëvonshme.
Organizatorët e kësaj proteste, Shoqata e Ullishtarëve “Ulqini”, Këshilli për Kthimin e Ullishtës së Valdanosit dhe disa organizata joqeveritare të Ulqinit, kanë njoftuar se shkak për këtë ka qenë mosdhënia e lejes nga Drejtoria e Policisë, siç thuhet në njoftimin për shtyp, “për shkaqe formale”.
Protesta dhe performanca ishte parashikuar të fillonte para ndërtesës së Komunës së Ulqinit, kurse shkas për mbajtjen e saj është ftesa e Qeverisë së Malit të Zi bërë investitorëve për të shfaqur interesimin që në Valdanos të ndërtohen kapacitete hotelierike si dhe shpallja e tenderit për dhënien me qira të Gjirit të Valdanosit dhe Mendrës.Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të mbahet të hënën.
I.Kallaba

KOHA JAVORE

Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro