Promovohen veprat e disa krijuesve shqiptarë në Mal të Zi ,në fakultetin e shkencave shoqërore në shkodër
Sektori Shkencor i Albanologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Shkodër në bashkëpunim me Bashkimin e Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi organizuan të shtunën në Shkodër promovimin e botimeve të disa studiuesve shqiptarë në Mal të Zi.
Pjesëmarrësit e takimit i përshëndetën në fillim dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, prof. ass. Dr. Paulina Hoxha, dhe kryetari i BKSHMZ, dr. Gani Karamanaga.
Më pas u lexuan kumtesat dhe vështrimet rreth librave të studiuesve shqiptarë në Mal të Zi.
Prof. dr. Tomor Osmani foli për numrin 5 të revistës “Dija”, duke e vlerësuar atë si një vazhdim të arrirë, Prof. dr. Vehbi Hoti foli për librin “Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi” (1916-1999) të prof. dr. Palokë Berishajt, Prof. dr. Fatbardha Hoxha për librin “Lirika popullore në trekëndëshin Ulqin, Shestan dhe Bregu i Bunës” të dr. Bahri Briskut, Prof. dr. Mahir Hoti për librin “Polemika lidhur me falsifikimin shkencor kundër shqiptarëve të Kapllan Buroviqit” të dr. Bahri Briskut, Dr. Ledri Kurti për librin “Ulqin, ti det”, të shkrimtarit Hajro Ulqinaku, Prof. ass. dr. Tefë Topalli dhe dr. Mimoza Priku për librin “Deti dhe detarët në letersinë popullore shqiptare” të dr. Bahri Briskut, si dhe MA Nertila Haxhia rreth veprës “Drenica në shekuj” të Nezir Çitakut.
Në takim morën pjesë edhe shumë personalitete të jetës kulturore në Shkodër si dhe studentë të degëve të ndryshme.
(Kohapress)