Ivezaj:Ishte fëmijë shembull

iVEZAJ“Vdekja tragjike e A.D., nxënëses së klasës së gjashtë të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” i ka tronditur thellë nxënësit dhe kolektivin e shkollës. Nga shoku që përjetuan kur ndjenë për ngjarjen e ndodhur, disa nxënësve dhe mësimdhënësve u është nevojitur ndihmë medicinale.” deklaroi drejtori i shkollës Pjetër Ivezaj.
Dymbëdhjetëvjeçarja A. D. Ka bërë vetëvrasje para tri ditësh duke varur veten, ndërsa në letrën e lamtumirës ka thënë se duke mos ditur se kutia e çimçëkezave ishte boshe, ia ka ofruar mësimdhënëses, e cila më vonë, duke e marrë këtë si provokim, i është ankuar kujdestares së klasës. Kujdestarja, sipas fjalëve të cituara të nëpunësit policor, e ka kritikuar rëndë nxënësen, duke insistuar që në shkollë të vijnë prindërit e saj.Shkolla Mahmut Lekiq
A.D., duke ardhur nga një mjedis patriarkal, nuk ka mundur t’u tregojë prindërve se ç’ka ka ndodhur dhe se nuk ka patur faj, ka filluar ecja e saj nëpër probleme.Pika në gotë të plotë nuk ishte e mjaftueshme, pasi që kur ajo ka tentuar që t’i kërkojë falje kujdestares së vet, ka fituar përgjigjen nga ajo: “Kthehu në shtëpi dhe mos u kthe pa prind.
Ditën tjetër, vajza u ka thënë prindërve se është e sëmurë dhe nuk mund të shkojë në shkollë. E ka shfrytëzuar rastin e pavëmendjes së anëtarëve të familjes dhe ka shkuar në shtallë duke vjerrur veten.
Shkolla Mahmut LekiqIvezaj i ka shprehur publikisht ngushëllimet familjes së vajzës, duke thënë se ishte fëmijë shembull.“Ajo është familjes shumë e respektuar në Malësi, por, për fat të keq i ka gjetur kjo tragjedi, e cila, në shkollën tonë e cila posa e ka shënuar shekullin e ekzistimit, nuk ka ngjarë kurrë.” ka thënë Ivezaj.Ai ka shprehur dëshirën që tragjedi të tilla të mos ngjajnë më në asnjë shkollë.Ivezaj ka thënë se nuk e di arsyen që e ka shtyrë vajzën, e cila posa ka filluar të jetojë, t’ia marrë vetes jetën.Ai ka thënë se mbas tragjedisë ka folur me kujdestaren e vajzës dhe se deri në atë moment nuk kishte qenë i informuar me “problemin” në mes të të ndjerës A.D. dhe dy mësimdhënëseve.
Kujdestarja thotë se nuk ka pasur qëllim të keq
Shkolla Mahmut Lekiq
Kujdestarja e klasës së dymbëdhjetëvjeçares A.D., e cila është përmendur në letrën e lamtumirës, ka qenë dje në intervistën informative në lokalet e policisë së Podgoricës. Sipas burimeve jozyrtare, thuhet se kujdestarja ka thënë se ajo ka qenë nxënësja e saj e preferuar dhe se nuk ka psur qëllim të keq kur i ka kërkuar ti thërrasë prindërit për të folur.
“Ka thënë se ka qenë në marrëdhënie shoqërore me familjes e A.D. dhe se nuk ka pasur qëllime të këqija ndaj saj.
Shkolla Mahmut LekiqKa kuptuar se vajza ka ra viktimë e lojës së shoqeve të klasës të cilat ia kanë dhënë kutinë e shpraztë të çëmçëkizave. Mësimdhënësja, siç ka thënë, ka dashtë që të veprojë preventivisht në mënyrë që ajo ta kuptojë se shoqëri dhe sjellje e tillë nuk është e mirë për të. Mirëpo, asaj aq së i ka shkuar ndër mend se vajza ka përjetuar një mposhtje të tillë dhe se do të ndodhë ajo më e keqja. “ thotë korrespondenti i policisë për Vijesti, duke cekur se mësimdhënësja punon 27 vjet në Sh.F. “Mahmut Lekiq”. Ajo poashtu ishte prezente në varrimin e të ndjerës A.D. që u bë pardje në Tuz.
Burimi: “Vijesti”
Autor / Shkembi.com

YouTube Preview Image