Gjermania i sugjeron Malit të Zi njohjen e Kosovës
Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sikur shtetet kryesore anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa Mali i Zi, herët a vonë, do të përballet me këtë realitet të ri dhe duhet të merr vendim konkret, i cili për shumë kë mund të jetë i dhimbshëm, tha të hënën ambasadori gjerman në Mal të Zi, Tomas Schmidt.
Shtyrjen e afatit të aplikimit për anëtarësim në BE, ai e ka quajtur vendim të Podgoricës, i cili është marrë në konsultim me miqtë e saj në Bruksel, Berlin, Paris, Hagë, Lubjanë dhe kryeqendra tjera në BE. Ambasadori gjerman duke u përgjigjur në pyetjen se si përfaqësues diplomatik i një shteti të huaj, sheh se në Mal të Zi është i pranishëm lobi kundër Evropës, theksoi se “…në çdo vend evropian ekzistojnë forca, të cilat edhe më tej luftojnë kundër ekzistimit të vet Bashkimit Evropian”.
Autor / RTK