Kryetari i komunës së ulqinit,Gëzim Hajdinaga,priti z.Osman Jildirim, përfaqësues i kompanisë samsun makina sanaji

ULCINJ,ULQINI,ULQIN,MONTENEGROKompania turke e interesuar për të investuar
Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, priti të martën z. Osman Jildirim, përfaqësues i kompanisë së njohur turke Samsun Makina Sanaji nga Ankaraja.
Kryetari Hajdinaga e njoftoi z. Jildirim me aktivitetet që po zhvillon komuna për thithjen e investimeve të huaja, me theks të veçantë në fushën e turizmit. Ai përshëndeti nismën e investitorëve turq dhe shprehu gatishmëri për ndihmë konform normave ligjore.gzim hajdinaga.jpg_ulcinj
Ndërsa z. Jildirim e njohu kryetarin Hajdinaga me veprimtaritë e gjithanshme të kompanisë në fjalë, e cila shquhet në fushën e ndërtimtarisë, ujësjellësit, bimëve mjekuese dhe mundësinë e investimt të kësaj kompanie në Ulqin.
Përfaqësuesi turk kishte ardhur në Ulqin me rekomandim të Agjencisë Turke për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Zhvillim në Podgoricë, me të cilën komuna e Ulqinit ka vendosur bashkëpunim të frytshëm.
Dy palët u morën vesh që në ditët e ardhshme një delegacion i kësaj kompanie të vizitojë Ulqinin për t`u njohur dhe për të diskutuar më përsëafërmi për projekte konkrete.
(Kohapress)