Në Ulqin vetëm me eko-taksë
Pronarët e automjeteve që hyjnë në Malin e Zi që nga e shtuna duhet të paguajnë mes 10 dhe 150 euro eko-taksë.Lartësia e taksës varet nga lloji dhe madhësia e automjetit. Taksa është e obligueshme për të gjitha kompanitë dhe qytetarët që në territorin e Malit të Zi shfrytëzojnë lloje të ndryshme automjetesh
rrugore.Kompanitë vendore dhe shtetasit malazez taksën do ta paguajnë gjatë regjistrimit të automjeteve.
Eko-taksa për automobilat dhe veturat që, përpos ulëses së shoferit, kanë maksimalisht edhe tetë ulëse tjera, do të jetë 10 euro.
Autor / Gazeta Express