Librazhd, autobusi me turistë malazezë përplaset me maunen, 1 i vdekur

autoboka_bus malazezNjë autobus ne turistë nga Mali i Zi është përplasur me një maune mbrëmë rreth orës 01.00 në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas. Në aksident ka mbetur i vdekur shoferi i maunes, Laze Mulaj, 37- vjec, ndërsa nuk ka pasur të dëmtuar nga autobusi me turistë. Sipas hetimeve të para dyshohet të jetë një kalim i gabuar i shoferit të autobusit me turistë malazezë.
LIBRAZHD- Një aksident me pasojë vdekjen e një 37 vjecari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas në vendin e quajtur Hotolisht. Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 01.00 të mëngjesit një maune tip Benx me targa TR 6369 E,që drejtohej nga 37-vjecari Laze Mulaj, lindur dhe banues në Tropojë është përplasur me autobuzin me turistë nga Mali i Zi, me targa KO 284 79.
Si pasojë e kësaj përplasjeje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi i maunes, ndërsa pasagjerët në autobus kanë pësuar tronditje.librazhd
Aksidenti shkaktoi bllokim të aksit rrugor Librazhd Hotolisht për rreth 3 orë dhe vetëm rreth orës 04.00 qarkullimi i mjeteve ka mundur të rifillojë.
Ndërkaq policia ka shoqëruar në komisariatin e Librazhdit tre shtetas nga Mali I Zi, shoferin, pronarin e autobuzit si dhe faturinon, të cilët po merren në pyetje lidhur me aksidentin.
Ndërsa mësohet se turistëve i është vënë në dispozicion një tjetër autobus për ti dërguar në destinacion. Paraprakisht grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes konkludon se shkak i aksidentit me pasojë vdekjen e 37 vjecarit ka qenë autobuzi i turistëve të Malit të Zi të cilët ktheheshin nga Shkupi i Maqedonisë do kalonin nga Shqipëria për të kthyer në vendin e tyre.
Autor / s.g/NEWS24/Balkanweb