Ulqin:4 kompani investojnë në Plazhin e Madh
Interesimin për investim në Plazhin e Madh të Ulqinit e kanë shprehur 4 kompani,njoftoi Ministria malazeze për Ekonomi dhe Zhvillim.
Sipas Ministrisë, për investim në Plazh të Madh janë të interesuara kompania hungareze Trigranit, ajo amerikano-greke Proofrock Investment, Hydra Properties nga Abu Dabi dhe Blum International Properties nga EBA.
Në fazën e dytë të tenderit për valorizimin e Plazhit të Madh kompanitë e interesuara do të ftohen të sjellin ofertat për ndërtimin e objekteve turistike në plazhin e gjatë 10 kilometra.
Nga Qeveria malazeze është paraparë që në Plazhin e Madh të ndërtohen hotele dhe objekte tjera turistike të, siç është thënë, “klasës botërore”.
Autor / Gazeta Express