Ndihmësministri i punëve të brendshme, Osman Subashiq, njofton se qytetarët e malit të zi mund t`i fitojnë dokumentet edhe në gjuhën e tyre amtare

June 23, 2008   | Lajmet / Vijesti, Politika, Shtypi / Mediji

Osman Subaši?E drejta është siguruar – varet sa do ta shfrytëzojnë qytetarët
Qytetarët e Malit të Zi, sipas Ligji për letërnjoftim, i cili është publikuar vitin e kaluar në Fletën Zyrtare të Malit të Zi mund ta regjistrojnë emrin dhe mbiemrin e vet në letërnjoftime edhe në gjuhën amtare – nëse këtë e kërkojnë ata vetë.
“Kur emri dhe mbiemri regjistrohen në gjuhën amtare, edhe të dhënat e tjera në letërnjoftim duhet të shkruhen në dy gjuhë, në atë malazeze dhe amtare”, ka bërë të ditur ndihmësministri për Punë të Brendshme, Osman Subashiq, duke deklaruar se edhe dokumentet personale të udhëtimit mund të fitohen në gjuhën amtare, nëse qytetari e kërkon vetë. Sipas Subashiqit, në përgatitje e sipër është edhe Ligji për regjistrimin e emrit, ligj ky që gjendet në Kuvendin e Malit të Zi.
“Shpresoj se Ligji për regjistrimin e emrit do të shqyrtohet në seancën e ardhshme që parashihet të fillojë më 19 të këtij muaji”, shprehet për “Kohën javore”, Subashiq.
Sa i përket realizimit të të drejtave nacionale, ndihmësministri Subashiq sqaron se me rastin e regjistrimit të fëmijëve në Librin Amë, qytetari ka të drejtë që emrin dhe mbiemrin e fëmijës ta regjistrojë në gjuhën e vet amtare.
“Por, kjo varet edhe nga vetë qytetari. E drejta është siguruar, sa do ta shfrytëzojnë varet nga qytetarët”, – thotë ai.pasos crne gore
Sipas Ligjit mund të bëhet edhe ndryshimin i emrit dhe mbiemrit.
“I vetmi kufizim për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit mund të jetë nëse qytetari është i dënuar, ose kundër tij është hapur hetimi, apo ngritur aktakuza. Nga momenti kur të hyjë Ligji në fuqi është paraparë që qytetari i cilin dëshiron ta ndërrojë emrin apo mbiemrin, mund ta bëjë atë në afat prej 5 vitesh, nga dita që e ka paraqitur kërkesën dhe për këtë ai nuk do të paguajë taksë administrative”, konstaton Subashiq.
Ai nuk sheh ndonjë problem as për marrjen e shtetësisë së Malit të Zi, duke shpjeguar se personi që dëshiron ta marrë shtetësinë malazeze duhet t`i plotësojë kushtet e parapara sipas nenit 8 të Ligjit për shtetësi.
“Sa i përket fitimit të shtetësisë së Malit të Zi, (kur është fjala për lidhje martesore) kur njëri nga bashkëshortët është shtetas i Malit të Zi, kurse bashkëshorti tjetër është shtetas i huaj, me ç`rast ky i fundit duhet të ketë vendbanim legal të përhershëm prej 5 vitesh në Mal të Zi, prej tyre 3 vjet lidhje martesore. Pastaj mund t`i dorëzojë dokumentet për ta fituar shtetësinë e Malit të Zi”, – sqaron Subashiqi, duke shtuar se vendbanimi duhet të jetë legal dhe i paraqitur te organet kompetente.
Sipas tij, çdo shtetas i Malit të Zi ka të drejtë që ta fitojë pasaportën e Malit e të Zi, pa marrë parasysh se ku ai jeton, kurse të drejtë në letërnjoftim kanë shtetasit e Malit të Zi që e kanë vendbanimin në Mal të Zi.
Osman SubashiqAi konstatoi se kërkesat e paraqitura në sektorin e MPB-së për ndërrimin e emrit dhe mbiemrit nuk duhet marrë si alarmante, pasi që deri më tani kemi gjithsej 4 kërkesa të cilat janë dorëzuar në muajin maj të këtij viti dhe për këtë nuk duhet të jetë askush i shqetësuar dhe ata do t`i fitojnë, por qytetarët tanë duhet të kenë durim.
Së pari duhet aprovuar projektligji në Kuvend, pastaj të kërkohet ndryshimi i emrit, apo i mbiemrit, përfundon ndihmësministri Subashiq.
Falë angazhimit të z. Subashiq si ndihmësministër i Punëve të Brendshme, i cili në këtë detyrë erdhi vitin e kaluar, janë realizuar dhe po realizohen mjaft të drejta për pjesëtarët e popujve pakicë-sidomos të shqiptarëve në Mal të Zi.
Rr.Dushaj
Autor / Kohapress

1