Rreth 30 përfaqësues të mediave nga Kosova qëndruan në vizitë në Ulqin
Njihen me ofertën e sivjetshme turistike
Ulqin – Rreth 30 përfaqësues të mediave nga Kosova qëndruan në vizitë katërditore në Ulqin me qëllim të njohjes me ofertën e tij turistike.
Gjatë vizitës së tyre, ata u pritën nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe zhvilluan takime të veçanta me pronarët e plazheve, agjencive turistike, apartamenteve dhe objekteve të tjera turistike.
Gazetarët nga Kosova u njoftuan drejtpërdrejt me përgatitjet rreth sezonit turistik të këtij viti në Ulqin.
Vizita e gazetarëve nga Kosova në Ulqin u realizua në saje të bashkëpunimit të Komunës së Ulqinit, pronarëve të plazheve dhe hoteleve “Albatros” dhe “Dulcinium”.
Autor / Kohapress