Pakoja e Ferhat Dinoshës për Kosovën
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi,Ferhat Dinosha, ka thënë se do të ishte mirë që Mali i Zi ta njohë Kosovën gjatë këtij viti “në paketë”me Maqedoninë.“Ndoshta do të ishte mirë që njohja të bëhet në paketë me Maqedoninë. Të dyja shtetet synojnë integrimin dhe ky do të ishte hap i rëndësishëm”, ka thënë Dinosha Mali i Zi, ashtu sikurse edhe Maqedonia nuk e kanë njohur ende realitetin e krijuar në Kosovës pas 17 shkurtit. Kjo vije kryesisht për shkak të mos-prishjes së raporteve me Serbinë fqinje, ashtu sikurse edhe për faktin se të dyja këto shtete kanë një komunitet të madh serb në vendet e tyre.Por edhe mosnjohja e Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi do të ndikonte keq në këto vende, duke pasur parasysh prezencën e madhe të shqiptarëve në këto vise.
Autor / Gazeta Express