Mali i Zi refuzon njohjen e Kosovës

June 29, 2008   | Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

djukanovic _Olli RehnPODGORICE – Mali i Zi refuzon njohjen e Kosovës. Edhe pse komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Olli Rehn, i bëri thirrje pak ditë më parë Podgoricës të njohë sa më shpejt pavarësinë e shtetit më të ri në botë, burime pranë qeverisë malazeze kanë bërë të ditur se “ky nuk është prioritet i saj”. Kryeministri malazez, Milo Gjykanoviç, ka deklaruar herë pas here se Podgorica do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një moment të favorshëm për të. Podgorica zyrtare është treguar e kujdesshme me deklaratat lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në këtë vend ka një pakicë shqiptare, por edhe një pakicë serbe që kundërshton njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe që ka deklaruar se një veprim i tillë nga Podgorica do të nxiste përçarjet etnike në këtë vend të vogël.
Autor / Balkanweb