Ulqini pret së shpejti firmën e njohur hungareze, “Trigranit”

Velika plaža kule bliznakinje_trigranit ulcinjPlazhi i madh, me gjatësi 12 km dhe Ada Bojana (Buna), janë në “shënjestrën” e miliarderit të njohur rus, por dhe të firmës së njohur hungareze, “Trigranit” e të familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ashtu siç pritej, pas Kotorit, Budves e Tivarit, biznesi fitimprurës i shitjes së pasurive të paluajtshme filloi dhe në rivierën e Ulqinit. Ulqini është në bregdetin malazez të Adriatikut. Shquhet për sasinë më të madhe të ditëve me diell në Adriatik. Në të jetojnë 26 mijë banorë.TriGranit1
Me plazhin me gjatësi 20km, nga të cilat 15km janë me rërë të imët, me më shumë se 6000 ha tokë të punueshme e 88 mijë rrënjë ullinj, me rërën e njohur kurative, me baltën dhe ujërat minerale sulfurore, Ulqini paraqet potencial të respektueshëm ekonomiko-turistik për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmeve, si ai elitar, nautik e shëndetësor. Ulqinakët e theksojnë me krenari se në vitin 1925 drejtori i Institutit për Sëmundjet Tropikale në Hamburg, profesor Not, ka thënë: “Në jetë nuk kam parë vend më të pasur me yje se Ulqini. Vlera e kësaj hapësire nënqiellore është e madhe dhe e shumëllojshme për organizmin njerëzor. Mes një numri plazhesh, për bukurinë e vet shquhen Plazhi i Madh, me gjatësi 12 km, me rërën si mielli; Plazhi i Vogël, gjithnjë i mbushur me klientë; Ada Bojana, një parajsë për nudistë; si dhe plazhi përgjatë pyllit të pishës, Valdanosi dhe gjiri i ullinjve.
Kanal Bojana_Port Milena_VELIKA PLAZADuke gjykuar sipas transanksioneve të reja dhe rritjes së çmimit të tokës në Plazhin e Madh dhe afër tij, si nga rritja kokëfortë e çmimit të aksioneve të kripores “Bajo Sekuliç”, gara e Ulqinit është më tërheqësja në Mesdhe. Në garë, krahas firmës hungareze “Trigranit” dhe familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, është përfshirë dhe nga disa miliarder rus, si Roman Abramoviç e të tjerët. Ai, sipas vendasve, është treguar më i shkathët se sa të tjerët. Ndryshe nga konkurrentët, që deri tani janë përpjekur të sigurojnë lidhje politike me qeverinë malazeze, Abramoviç ka siguruar disa parcela shumë tërheqëse private. Nëpërmjet avokatit të tij, Abramoviç ka blerë tokën direkt nga qytetarët, në të ashtuquajturën linja e parë. Po ashtu, aksionet e kripores që zënë një sipërfaqe prej 15000000 metrash katrorë pranë Plazhit të Madh, janë pjesa më me vlerë në bursënplac_Trigranit velika plaza ulcinj malazeze. Qeveria ka formuar prej kohësh komisionin e përgatitjes së tenderit për Ada Bojanën. “Trigranit” tashmë e ka përgatitur projektin për Plazhin e Madh, që parashikon disa miliardë euro investime në ndërtimin e objekteve turistike. Kompania ka menduar që kompleksi në plazhin e madh të jetë përgjigjja evropiane për Dubain. Këto të dhëna nuk i konfirmuan zyrtarët e Komunës së Ulqinit, por nga ana tjetër privatët po shesin pasuritë dhe shtëpitë. Rusët janë blerësit më të mëdhenj. Zonë tërheqëse është bërë edhe Shtoj, lugina drejt kufirit me Shqipërinë.

autor /gazeta shqip

velika plaza1Katër kompani ndërkombëtare të interesuara për Plazhin e Madh
Për Plazhin e Madh janë të interesuara kompania amerikano-greke “Prufrock Investments”, kompania hungareze “TriGranit”, si dhe “Hydra Properties” dhe “Bloom International Properties” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në shpalljen e Qeverisë së Malit të Zi për shfaqjen e interesimit për realizimin e projekteve turistike me qëllim të valorizimit të Plazhit të Madh janë paraqitur katër kompani, ka njoftuar të martën Ministria për Zhvillim Ekonomik.
Për Plazhin e Madh janë të interesuara kompania amerikano-greke “Prufrock Investments”, kompania hungareze “TriGranit”, si dhe “Hydra Properties” dhe “Bloom International Properties” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.velika plaza_ulcinj_montenegro
“Me këtë ka përfunduar faza e parë e tenderit, e cila nuk përjashton mundësinë që kompanitë të cilat nuk kanë shfaqur interesim, të përfshihen në procedurën e mëtejshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.
Në deklaratë sqarohet se faza e dytë e tenderit nënkupton shpalljen e tenderit publik për dorëzimin e ofertave për realizimin e projekteve turistike me qëllim të valorizimit të Plazhit të Madh në bazë të kushteve që do të përcaktohen në dokumentacionin e tenderit.
Kompania “Prufrock Investments” posedon objektet për pushim në Qipro, Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA. Kjo kompani është duke realizuar në Greqi një projekt luksoz që përfshin kompleksin turistik, atë të golfit dhe banesor në një sipërfaqe prej rreth 12.5 milionë kilometra katrorë, kurse planifikon të ndërtojë edhe qendrën më të madhe tregtare në Athinë.
“Hydra Properties” është pjesë e grupit “Royal” nga Abu Dabi. Kjo kompani realizon një sërë projektesh në Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA, Meksikë, Libi, Kuvajt, Pakistan dhe Panama.
velika plaza_ulcinj_montenegroKompania “TriGranit” realizon projekte në rajon si dhe në Poloni, Sllovaki, Rusi dhe Ukrainë, ndërsa kompania e katërt “Bloom International Properties” është kompani me përvojë në zhvillimin e turizmit, sidomos atij të tipit rezidencial. Veprimtaria e saj shtrihet nga Maroku deri në Vjetnam si dhe nga Kazakistani deri në Afrikën e Jugut.
Këshilli për Privatizim e ka shpallur konkursin për shfaqjen e interesimit për qiramarje shumëvjeçare të Plazhit të Madh, përfshirë edhe ndërtimin dhe menaxhimin e objekteve, në muajin mars.
Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, është që në këtë mënyrë të sigurojë zhvillimin adekuat dhe gjithëpërfshirës të këtij destinacioni në një kompleks turistik unik dhe multifunksional të nivelit të lartë.
Autor /Kohapress