Gjukanoviq: Serbia duhet t’i pranojë gabimet lidhur me Kosovën
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë dhënë rrjetit informativ të OKB-së “Maxims News Network” e ka porositur Serbinë që të pranojë gabimet politike që ka bërë gjatë shumë dekadave lidhur me Kosovën.
“Shumë anëtarë të rëndësishme të BE-së dhe të bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, e kanë njohur Kosovën, kështu që nuk besoj se ekziston ndonjë personalitet serioz politik, i cili dëshiron që rrota e historisë të kthehet pas”, theksoi Gjukanoviq, duke shfaqur keqardhje për mungesën e gatishmërisë për gjetjen e zgjidhjes.
Më tej, kryeministri malazez pohoi se Podgorica zyrtare do ta studiojë me kujdes çështjen e Kosovës për të marrë një vendim. “Çështjen e Kosovës jemi duke shqyrtuar me shumë kujdes, për dy arsye: E para, ne jemi fqinjë me Serbinë dhe me Kosovën, kështu që ne duhet të ndihmojmë në qetësimin e situatës, e jo të hedhim benzinë në zjarr”, tha ai.
“Nën dy, ne jemi të pavarur, tash vetëm dy vite dhe e kemi arritur këtë pavarësi duke e braktisur unionin me Serbinë. Kjo ndarje, ka lënë disa trauma për sa i përket çështjeve Serbi – Mali i Zi, ka deklaruar kreu qeverisë malazeze duke i dhënë shpjegimet për indiferencën e Malit të Zi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës”.
Autor / RTK