Njohja e Kosovës, një kafshatë që nuk kapërdihet lehtë për Malin e Zi
Për Malin e Zi është “është një çështje delikate” njohja e pavarësisë së Kosovës, ka vlerësuar ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderick Moore, duke marrë parasysh faktin se Mali i Zi nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Kosovën fqinje.
Ambasadori amerikan ka thënë se SHBA-të dëshirojnë që këto vende të kenë marrëdhënie të shkëlqyera dhe gjithëpërfshirëse. “Pikëpamja ime është se organet e pushtetit kësaj çështjeje po i qasen seriozisht dhe me përgjegjësi.
Kjo është një çështje delikate për Malin e Zi, duke marrë parasysh faktin se vendi juaj ende nuk ka lidhje diplomatike me Kosovën fqinje. Është shumë me rëndësi të theksohet edhe raporti i mirë i Malit të Zi me Serbinë, ndërsa SHBA-të dëshirojnë që këto vende të kenë marrëdhënie të shkëlqyera dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Mur për mediet malazeze.
Burimi / Telegrafi