“Pse Mali i Zi duhet ta njohë Kosovën e pavarur”

FERHAT DINOSHA_01Ferhat Dinosha, kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve paralajmëron qeverinë malazeze: Viti i ardhshëm, vit zgjedhor
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ferhat Dinosha, paralajmëroi qeverinë malazeze se nuk është në interesin e saj kombëtar që Mali i Zi të zvarrisë njohjen e Kosovës. Ai vlerësoi se Podgorica duhet ta njohë Prishtinën në paketë, së bashku me Maqedoninë gjatë këtij viti. “Ndoshta do të ishte më mirë që njohja të bëhej në paketë me Maqedoninë. Të dyja shtetet aspirojnë integrimet. Ky do të ishte hap i rëndësishëm në këtë rrugë”, tha Dinosha për gazetën malazeze “Republika”.
Do të ishte më keq, sipas tij, nëse Podgorica do ta shtynte vendimin për vitin tjetër, për shkak se ai është vit zgjedhor. Dinosha shprehu gatishmërinë për të ndërmjetësuar mes institucioneve të Prishtinës dhe malazezëve në Kosovë, që malazezët e Kosovës të përfshihen në Kushtetutën e saj.republika

Më parë kishit parashikuar se Mali i Zi do ta njihte pavarësinë e Kosovës në maj. A jeni i mërzitur me faktin se kjo nuk ka ndodhur?

Mendoj se maji ka pasur simbolikën e tij kur është fjala për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nuk do të kishte asnjë të keqe nëse njohja do të ndodhte në këtë muaj, sidomos nëse nisemi nga fakti se për këtë çështje duhet të shprehet Mali i Zi. Fakti se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk u bë në maj, nuk do të thotë se nuk do të bëhet gjatë këtij viti. Mali i Zi duhet ta ofrojë përgjigjen për këtë çështje. Kjo do të jetë më mirë për atë vetë, sepse çështja e Kosovës është element i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane e euroatlantike.

A prisni që qeveria malazeze ta njohë Prishtinën në të ashtuquajturën valë e dytë e njohjeve, që sipas deklaratave, pritet të ndodhë menjëherë pas formimit të qeverisë proevropiane në Beograd?

Mali i Zi nuk duhet të pasojë sjelljen e disa shteteve në rajon, që gjithashtu nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndoshta do të ishte më mirë që njohja të bëhet në paketë me Maqedoninë. Të dyja shtetet aspirojnë integrimet dhe ky do të ishte hap i rëndësishëm në këtë rrugë.

A mendoni se kjo çështje nuk ka një lidhje direkte me formimin e qeverisë së Beogradit?

FERHAT DINOSHA_FUAD NIMANI_Livija PlaksËshtë e besueshme se, së pari, sjellja e kësaj qeverie ndiqet nga bashkësia ndërkombëtare. Në ndonjë fazë, pas studimit të sjelljes së saj, besohet se do të pasojë vala e njohjes nga ana e shteteve të tjera në botë. Mendoj se rajoni duhet të jetë i pari që reagon në këtë drejtim.

Në rast se qeveria malazeze, për shkaqe të ndryshme, fillon ta zvarrisë njohjen, a mendoni se do të pasojë presioni i bashkësisë ndërkombëtare për ta bërë procesin më intensiv?

Mendoj se nuk është në interes të Malit të Zi ta zvarrisë shumë pranimin e pavarësisë së Kosovës. Vitin e ardhshëm, në Mal të Zi, do të zhvillohen zgjedhjet. Nuk besoj se do të ishte mirë që viti i ardhshëm të ngarkohet me këtë çështje. Nëse kjo do të zgjatej më shumë se një vit, gjithsesi nuk do të ishte në interes të Malit të Zi. Besohet se do të ketë sugjerime nga anëtarët e BE-së që kjo gjë të bëhet më parë.

Si i konsideroni deklaratat e Serbisë se, në rast të njohjes së Kosovës nga Mali i Zi, ajo mund ta tërheqë ambasadorin nga Podgorica?

Serbia mund ta ndërmarrë këtë veprim, por ai do të kishte vetëm efekt të përkohshëm. Mendoj se pas kësaj periudhe, Serbia do ta dërgonte prapë njeriun e saj në Podgoricë.

A mendoni se duke pranuar Kosovën, qeveria malazeze do të rrezikonte marrëdhëniet me Serbinë dhe serbët në Mal të Zi? A do të vinte në këtë rast përkeqësimi i marrëdhënieve të serbëve me shqiptarët në Mal të Zi?Gzim hajdinaga_Ferhat dinosha

Mali i Zi duhet të ndjekë shtetësinë dhe interesin e vet kombëtar. Para këtij qëllimi nuk duhet të vihet interesi i Serbisë dhe predispozicioni i serbëve në Mal të Zi. Mali i Zi nuk ka inat me asnjë, me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Është e qartë se interesi shtetëror i Podgoricës është njohja e Prishtinës. Në këtë rast, absolutisht nuk duhet të ndodhë përkeqësimi i marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët. Shqiptarët nuk do t‘i kontribuojnë kësaj dhe nuk besoj se liderët politikë serbë në Mal të Zi do ta donin përkeqësimin e marrëdhënieve. Ka liderë pragmatikë të partive serbe e proserbe në Mal të Zi, të cilët atë veprim që nuk ka kuptim, nuk do të donin ta përdornin si sjellje në skenën politike të Malit të Zi.

Krijohet përshtypja se Serbia me ndihmën e Rusisë dhe të disa shteteve të tjera, me ofensivën e fortë diplomatike, ia ka arritur të pengojë një numër të rëndësishëm shtetesh për ta pranuar pavarësinë e Prishtinës. Si e konsideroni ju këtë?

Nëse kjo do të kishte ndonjë efekt, do të ishte i përkohshëm. Fakti se shtetet më të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare, të BE-së e SHBA-ve, e kanë pranuar pavarësinë, tregon se ky proces po ecën ashtu siç e kanë menduar faktorët kryesorë të skenës ndërkombëtare. Prandaj jam optimist, se shtete të tjera do ta pasojnë atë që kanë bërë vendet kryesore dhe do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Slobodan Vuji?i? Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiç, ju ka ftuar të ndihmoni në mbrojtjen e të drejtave të malazezëve. A do t‘i përgjigjeni pozitivisht kësaj thirrjeje?

Jam absolutisht i gatshëm të ndihmoj në këtë drejtim. Më vjen keq pse zoti Vujiçiç është kujtuar relativisht vonë, që ta nxisë këtë histori rreth normimit kushtetues të malazezëve në Kosovë. Mendoj se po të kishte ndodhur më parë, tani do ta kishim zgjidhjen, që do të thotë se malazezët do të figuronin si pakicë kombëtare në Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se as vetë malazezët në Kosovë nuk e kanë ngritur shumë zërin deri në fazën e tanishme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është vonë që gjendja e tanishme të ndryshojë. Mendoj se do të isha ndërmjetës i suksesshëm. Konsideroj absolutisht, se institucionet dhe zyrtarët e Kosovës, nuk do të kishin asgjë kundër, që malazezëve të Kosovës t‘u jepnin statusin e pakicës kombëtare, sidomos nëse ata janë të gatshëm të pranojnë realitetin e ri e ta njohin shtetin e Kosovës.

Megjithatë, malazezët nuk janë në Kushtetutën e Kosovës, edhe pse janë popull autokton në atë zonë. Në Kushtetutë përmenden egjiptianë, ashkalinj, goranë e popullsi tjera më të vogla. Thjesht është e pabesueshme që nuk janë malazezët. Kjo është pasojë e moskoordinimit të malazezëve në Kosovë dhe të vetë Malit të Zi, si shtet amë. Nëse do të ishte treguar interes më parë, malazezët do të ishin tashmë në Kushtetutë. Megjithatë, mendoj se është e mundur, që në një fazë të ardhshme, të veprojnë me amendamente dhe të gjejmë zgjidhje, me të cilën do të ishin të kënaqur të dyja palët. Shërbimet e mia të mira janë në çdo rast, potencialisht të pranishme. Nëse malazezët mendojnë se u duhet ndihma ime, unë jam këtu.

Si e komentoni qëndrimin e Vujiçiçit, se Mali i Zi nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa malazezët atje të përfshihen në Kushtetutë?kushtetuta e kosoves

Ky është qëndrim emocional dhe mendoj se një kushtëzim i tillë nuk është i nevojshëm. Mendoj se institucionet e Kosovës do të jenë të gatshme t‘i përgjigjen pozitivisht kërkesës së malazezëve të Kosovës. Nëse njohja e Kosovës nga Mali i Zi ndodh para se sa malazezët e Kosovës të përfshihen në Kushtetutë, nuk duhet të përjetohet si dramë.

Si e konsideroni deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, se “deri në mes të korrikut do të njiheni me epilogun gjyqësor të aksionit policor ‘Fluturimi i Shqiponjës‘, duke pasur parasysh faktin se keni kërkuar të vërtetën e plotë për këtë rast?

Në protestën e kaluar kemi kërkuar të vërtetën e plotë për këtë rast, përfshirë dhe të vërtetën për sjelljen e policëve të veçantë në atë aksion. Mendoj se kjo ka pasur efektin e saj, sepse tashmë është e qartë që kjo situatë do të përfundojë deri në mes të korrikut. Mendoj se është koha që kjo çështje, që i ka ngarkuar marrëdhëniet e shqiptarëve me malazezët, të hiqet nga rendi i ditës.

A do të thotë kjo se prisni vendimin e lirimit për të akuzuarit?

Ne do ta ndjekim se sa do të jetë e mbuluar me argumente akuza për vendimin e ardhshëm. Do të kemi në mendje pozicionimin e faktorit amerikan ndaj këtij vendimi, duke marrë parasysh se në grupin e të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë me shtetësi amerikane. Nuk mendoj se gjykata në Mal të Zi mund të shmangë diçka që është në interes të faktorit ndërkombëtar, prandaj pres që fjala e gjykatës ta ketë parasysh këtë. Për shkak të gjithë kësaj situate, gjykata duhet, ose të japë argumente, ose të tërheqë akuzën.
Burimi / Gazeta Shqip


Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žep?e,  Živinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadži?i,  Ilidža,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogoš?a,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Ma?a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pó?wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk? Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?erná Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, ????? ????, Montenegró,villa à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer villa,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location villa, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.