Bardhi: Të mundësohet heqja e –iq(-ave) dhe –viq(-ave)

Në konferencën për shtyp të opozitës parlamentare në MZ
Në konferencën e rregullt për shtyp të opozitës, e cila po bojkoton seancat plenare të Kuvendit të Malit të Zi, për shkak se RTVMZ, gjegjësisht pozita ndërpreu në mynyrë të njëanshme tranzmetimet RTV të drejtpërdrejta të mbledhjeve të Parlamentit, deputeti Mehmet Bardhi tha:
Në parlamentin e një shteti fillon vendosja e demokracisë apo e jodemokracisë e diskriminimit. Kjo qartë hetohet edhe në Parlamentin e Malit të Zi. Kështu menjëherë pas zgjedhjeve të 10 shtatorit 2006, pozita parlamentare në mynyrë të njëanshme, me procedurë të shkurtuar, bëri ndryshimin e Rregullores së Punës, me çka eliminoi Klubin e Deputetëve Shqiptarë (Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare), e cili akt paraqiti dhunimin e parlamentit dhe diskriminimin e deputetëve shqiptarë opozitarë në Kuvendin e MZ-së. Kështu për herë të parë që nga fillimi i shumëpartiakësisë në Kolegiumin e Kryetarit të Parlamentit të MZ-së nuk do të ketë përfaqësuesin shqiptar. Një tjetër dhunim i rradhës ishte kur në mbledhjen plenare më 21 korrik, përsëri me procedurë të shpejtuar, rendit të ditës të mbledhjes së Kuvendit me 8 pika, pozita pa prezencën e opozitës, i shton hiç më pak se edhe 31 pika të reja (!?), të cilat, tashmë gjithsej të 39 pikat, me shpejtësinë e dritës, i shqyrtuan e realizuan për më pak se një orë(!?). Ky paraqet skandal dhe dhunim të hapët të parlamentit , tha zotëri Bardhi.
Megjithë këtë duke u bazuar në ftesën e rregullt për mbledhje prej 8 pikash, Bardhi përgatiti dhe dorëzoi 6 amandamente në Propozim Ligjin për Emnin Personal, në mesin e të cilëve veçoi

Amandamentin nr. 6
Me të cilin kërkohet që pas nenit 17, të shtohet neni i ri 17 a, me titull
„Korrigjimi i emrit personal të shkruar gabim ose vetëm emrit ose vetëm mbiemrit“,
i cili thotë:
„Emri personal ose vetëm emri ose vetëm mbiemri mund të korrigjohet (përmirësohet) nëse është shkruar gabim në regjistrin amëz. Korrigjimi i emrit personal ose i vetëm emrit ose i vetëm mbiemrit mud të bëhet sipas procedurës së shkurtuar, çka do të thotë se shtetasi
i MZ-së mjafton të dorëzojë kërkesën dhe çertifikatën nga libri amëz i të lindurve. Për korrigjimin e emrit personal të shkruar gabim ose vetëm emrit ose vetëm mbiemirt në regjistrin amëz është i liruar nga pagesa e taksës.“

Arsyetimi
Është i njohur fakti se qytetarëve me kombësi shqiptare në Mal të Zi (e jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në regjionet e tjera të ish-Jugosllavive) ku kanë jetuar po edhe sot jetojnë shqiptarët si popull autokton dhe pakicë nacionale autoktone, pas vendimit të Kongresit të Berlinit (1878), kur këto troje i bashkohen Malit të Zi (pa vendimin e shqiptarëve), fillon presioni dhe persekutimi institucional i planifikuar mbi shqiptarët dhe trojet e tyre ku jetojnë me shekuj. Kjo është parë dhe pasqyruar në të gjitha fushat e jetesës. Plani ishte të rrëmbehet çdo gjë që kujton në përkatësinë e tyre nacionale, me qëllim përfundimtar që t’i asimilojnë, rrallojnë dhe dëbojnë, përmes formave të ndryshme të veprimit të pushtetit.
Një prej këtyre formave ishte sllavizimi i mbiemrave të tyre, kur të gjithë shqiptarëve mbiemrat e tyre shqiptarë iu konvertojnë në mbiemra sllavë (sëpaku nga forma po jo rrallë edhe nga përmbajtja). Konkretisht në gjuhën serbe-malazeze dhe maqedone,duke i shtuar në fund të mbiemrave të tyre tradicionalë shqiptarë deminutivin, sufikset sllave, serbo-malazeze –i? ose -vi? (në Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi), ndërsa në Maqedoni sufiksin maqedon –ovski.
Kështu p.sh. mbiemri shqiptar Mehmeti, në Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi, gjatë natës u bë Mehmedovi? (pra grafema e pazëshme “t” kaloi në atë të zëshmen “d” dhe në fund i shtuan sufiksin sllav (serbo-malazes) -(o)vi?, ndërsa në Maqedoni Mehmeti u bë Mehmedovski (“t” në “d”, pastaj “-o-” dhe sufiksi maqedon –ovski).
Mbiemrin BARDHI e konvertuan në BAR (-D-) – I? ose BAR(-LO-)-VI? etj.etj.; mbiemri UJKAJ – KURTAJ (kuptimi shqip UJK, tur. KURT, serb. VUK) u bë mbiemër VUKOVI?! Pra, identitet krejt tjetër.

Pra mbiemrat i shtrembëruan, i çoroditën, i bastardhuan… dhe me këtë praktikisht provuan të sllavizojnë qytetarët e përkatësisë shqiptare, së paku në letër, në administratë. Ky veprim ishte vepër e rëndë e pushtetit serbo-malazias-maqedonas kundër të drejtave të njeriut, kundër shqiptarëve. Ishte shkelje e të drejtave të njeriut dhe atyre nacionale në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut dhe të pakicave. Për këtë arsye mendoj se me këtë ligj duhet t’u mundësohet qytetarëve të korrigjojnë këto dhe „gabime“ të tjera të ngjajshme, theksoi zotëri Bardhi.

Këto ndryshime i bëri administrata shtetërore me plan dhe gati gjithpërfshirës. Më masovike ishin pas Luftës së Parë Botërore dhe e realizuan pothuaj plotësisht në fillim të viteve -20 të shekullit të kaluar. Pasi që pushtetet malazese-serbe-maqedone këto ndryshime i bënë kundër dëshirës së qytetarëve shqiptarë, drejtësia kërkon që shqiptarëve, së paku trashëgimtarëve të tyre, t’u mundësohet korrigjimi i mbiemrave dhe emrave të shkruara me dhunë „gabim“ në librat amëz, gjegjësisht në regjistrat amëz.

Shumë gabime e “gabime“ ka edhe te regjistrimi i emrave, të shqiptarëve, si p.sh. Mehmed e duhet Mehmet, Abdulah duhet Abdullah, Nafija duhet Nafije, Nikola duhet Nikollë, Uli duhet Ylli, Gzim duhet Gëzim, Omer duhet Ymer, Ileza – Uleza duhet YLLËZA etj. etj.

Këso konvertimesh ose të ngjajshme kemi edhe në toponiminë e këtyre trojeve, p.sh.: »Bushati« u bë »Uvala maslina« ose »Utjeha«, »Shtoji« u bë »Plazhi i Madh«, »Shtegvasha« u bë »Stegvaša«, »Shkall(ë)mushka« u bë »Muška skala« (në gurë – në shkëmb në rrugën për Ulqin në katundin Këllezën të Ulqinit, ishte gjurma e kalit – e mushkës), »Katërkolla« u bë »Vladimir« etj.etj. Të gjitha këto ishin dhe po vazhdojnë të jenë në shërbim të politikës së ndryshimit të identitetit – përkatësisë nacionale të shqiptarëve në vatrat e tyre shekullore, tha në mes të tjerave deputeti Bardhi në konferencën për shtyp të opozitës parlamentare në MZ.
Burimi / Malesia.org