Maroviq: Podgorica t’i ketë parasysh interesat e veta lidhur me Kosovën

August 4, 2008   | Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, tha se nuk i kupton presionet që Mali i Zi të deklarohet lidhur me statusin e Kosovës.
Më tutje ai i përsëriti qëndrimet e qeverisë së Malit të Zi, që udhëhiqet nga partia e tij, se sa i përket Kosovës, Mali i Zi duhet “t’i ketë parasysh interesat e veta”.
Maroviq, poashtu i tha gazetës Pobjeda, se “edhe Beogradi po i kthen ambasadorët në vendet e BE-së, duke vlerësuar se për Serbinë është më e rëndësishme që ata të jenë atje se sa fakti se ato vende e kanë pranuar Kosovën”.
Burimi / REL