Me përjashtim të Dodë Lucaj, të arrestuarit nga ”Fluturimi i Shqiponjës” të gjithë të tjerët jashtë burgut të Spuzhës, mbrohen nga liria

August 5, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Sot, në Gjyqin e lartë të Malit të Zi, në seancën e 64-të, u shpallë dënimi për të arrestuarit në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”. Ishte kjo edhe një dëshmi e fundit se fjala është për një proces të montuar politik.
Në arsystimin e vet, gjykatësi e vërtetoi se ditari ishte i vetmi burim i provave i cili sipas tij u dëshmua gjatë procesit. Argumentet tjera si 50 cm. fitil, apo një beret e vjeter, apo edhe flamuri kombetar shqiptar, i arrestuar, ishin aq jobindës për të sprovuar dëshmitë sa që edhe një laik mund të vërej se dënimi ishte urdhër politik e jo drejtësi.
Duhet pohuar se sikur aktakuza të ishte dëshmuar, malësorët muarën dënim minimal, por kur dihet se ajo nuk u dëshmua, dënimi i publikua del drakonike, edhe pse ata sot, me përjashtim të Dodë Lucaj, lëshuan burgun Shpuzën.
Kështu Dodë Lucaj u dënua me 6 vjetë burg, njësoj sikur edhe Gjon Lucaj që është në arrati.
Gjon Dedvukaj u dënua me 5 vjetë heqje lirie, sikur edhe vëllezërit Sinishtaj, Antoni e Viktori, Zef Berishaj fitoi 4 vite sa edhe Sokol Ivanaj. Kolë, Rrok e Pjetër Dedvukaj u dënuan me nga 3 vjetë burgim, Viktor Dreshaj e Gjergje Ivanaj nga 2 vjetë e 5 muaj, ndërsa Gjon Martini Dedvukaj, Mark Ivanaj, Nikollë Lekoçaj, Vasel Kolçaj dhe Gjon Bojaj fituan nga 6 muaj heqje lirie.
Duhet pohuar se një pjesë e familjarëve ishin të kënaqur nga fakti se të afërmit e vetë sot vetëm i kanë pranë, por një pjesë tjetër nuk tregonte shenja kënaqësie, pasiqë këtu nuk është fjala për liri, por për zvarritje të procesit me liri të kufizuar, pasiqë shtetasit amerikanë nuk mund të lëshojnë Malin e Zi, kurse që të gjithë kanë qarkullim të kufizuar vetën në Podgoricë.
Duhet cekur faktin se procesi i sotëm u realizua nën masa të papara të sigursë, kurse para dyerëve të Gjyqit pritnin qindra malësorë.
Me këtë rast, për medien lokale e ndërkombëtare u pronuncuan deputeti Vasel Sinishtaj dhe Kryetar i Kuvendit të Tuzit, z. Nikollë Camaj, të cilët përsëriten qendrimet e tyre tashmë të njohura lidhur me këtë çështje. Nikollë Camaj tha se pret që Mali i Zi të vij në vehte e të përmirësojë gabimin e bërë me këtë shpallje dënimi dhe ti lirojë të dënuarit, para fuqizimit të Vendimit. Ai tha se mbështetja e dënimit në një shkrim fiktiv-ditarin, ndjell pasiguri për të gjithë ata që mendojnë apo shkruajnë ndryshe nga ajo që dëshiron pushteti
Autor / MALESIA.ORG

Të burgosurit përkohësisht në liri

1 2 3 4


MALESIA.ORG – Tuz,
Malësia Të gjitha te drejtat e rezervuara.
© Copyright 2000 – 2008

1