Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, theksojnë politikanët shqiptarë

August 6, 2008   | Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji

Përfaqësuesit e subjekteve nacionale shqiptare në Malin e Zi thonë pa asnjë rezervë se qeveria malazeze duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por ata kanë mendime të ndryshme reth afatit kohor që Mali i Zi duhet të sjellë këtë vendim. Lideri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi mendon se Mali i Zi nuk duhet të vonojë me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Sipas tij një vendim i tillë i Qeverisë malazeze në radhë të parë do të ishte në të mirë të shtetit malazez dhe do t’i kontribuonte forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon . “ Mali i Zi nuk duhet të vonojë me njohjen e Kosovës nëse dëshiron të jetë pjesë e Evropës, sepse atë e kanë pranuar shtetet më me ndikim të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mali i Zi duhet të pranojë Kosovën, sepse duhet të bashkëpunojë me shtetet e BE-së. Me njohjen e Kosovës Mali i Zi do të siguronte marrëdhënie të mira edhe me një fqinj “, vlerëson Bardhi. Edhe lideri dhe deputeti i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha më heret ka thënë se është në interesin shtetëror të Malit të Zi që ta njohë Kosovën. “ Mendoj se nuk është në interesin nacional të Malit të Zi ta zvarrisë njohjen e pavarësisë së Kosvës. Podgorica zyrtare do të duhej ta njohë Kosovën 2në pakert” së bashku me Maqdoninë gjatë këtij viti. Kjo do të jetë mirë edhe për vetë Malin e Zi, sepse çështja kosovare është element i rëndësishëm në drejtim të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka nënvizuar Dinosha dhe ka shtuar se Mali i Zi me njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk shtyn inat me askënd, por është i qartë interesi shtetëror i Podgoricës që ta njohë Prishtinën. Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje dite, sepse kjo është në interesin e të dy shteteve. Asnjë zyrtar shtetëror malazez nuk ashtë shprehur kundër pavarësisë së Kosovës andaj njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje dite, sepse Mali Zi është i orientuar drejt Bashkimit Europian.Njohja e pavarësisë së Kosovës është në interesin e të dy shteteve dhe do të ndihmoj në uljen e tensioneve në rajon. Tashmë besoj se të gjithë duhet ta kenë të qartë se Mali i Zi nuk e konteston njohjen e Kosovës, por ky akt duhet të ndodhë sa më parë nuk ashtu siç sygjerojnë edhe faktorët ndërkombëtar”, thotë Cungu. Ai thotë se Serbia e ka humbur pozitën që e ka pasur para vitit 1999 në lidhje me Kosovën dhe tashmë edhe ata e kanë të qartë se nuk mund të ndryshojn asgjë përveç të përfitojnë politikisht. Sipas tij partitë prosrbe në Mal të Zi që janë deklaruar të gatshme të organizojnë proteste në rast se Mali i Zi njeh pavarësinë e Kosovës nuk janë aq të fuqishme që eventualisht të destabilizojnë Malin e Zi. Ndërkaq deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, është shprehur se Mali i Zi nuk duhet të nxitojë me njohjen e Kosovës, por ka vlerësuar se kjo do të ndodhë heret e a vonë, sepse këtë e kanë bërë pothuaj të gjitha shtetet e rëndësishme evropiane dhe botërore. Ai pohoi se njohja eventuale e Kosovës nuk do të ndikojë shumë në marrëdhëniet me Serbi, sepse të dyja janë shtete ndërkombëtarisht të pranura dhe se është në interesin e tyre të avancojnë marrëdhënie të mira fqinjësore. “ Mali i Zi duhet të ketë paraqsysh interesat e veta dhe mbi të gjtiha të qytetarëve të saj. As Kosova nuk ka aq interes, përveç marrëdhënieve të mira fqinjësore, që mali i Zi ta njohë shpejt. Mali i Zi me siguri do të jetë në grupin e tretë të shteteve të cilat do të njohin pavarësinë e Kosovës., por nuk duhet të përshpejtojë. Duhet vlersëluar situatën brenda Malit të Zi “, theksoi Sinishtaj dhe shtoi se njohja e Kosovës nga ana e Mali të Zi nuk do të çrregulloi asgjë.Sipas Sinishtaj debati rretzh njohjes eventuale e Kosovës nga ana e qeversië malazeze do të zgjaste vetëm tri ditë. “ Tri ditë do të zgjaste debatoi për atë se a kemi gabuar apo jo, kurse unë mendoj se Mali i Zi nuk do të gabojë nëse njeh Kosovës, sepse një gjë të tillë është e domosdoshme, meqë këtë e kanë bërë fuqitë e mëdha.

Partit Shqiptare në Mal të Zi

Mendoj se momenti më i përshtatshëm që Mali i Zi të njohjë Kosovën është kur qeveria të vlerësojë “, nënvizoi Sinshtaj, duke shtuar se malazezeëz në Kosovë duhet të gjenë vend në Kushtetutën e Kosovës. Funksionari i lartë i Partisë së Prosperitetit Demokratik, Muhamet Nika thotë se kjo parti ka në programin e saj politik ka pavarësinë e Kosovës dhe në zgjedhjet e fundit presidenciale ka mbështetur z. Filip Vujanoviq pëe president të Malit të Zi, pasi partia e tij është deklaruar se do të njohë pavarësinë e Kosovës, për dallim nga kandidatët tjerë të opozitës të cilët këtë nuk e bënë dhe mjersiht u përkrahën nga disa forca politike shqiptare. Partia e Prosperitetit Demokratik , shtoi Nika, i fton të gjitha subjektet nacionale shqiptare që të bëjnë trysni tek opozita malazeze për të ndryshuar kursin e vet politik ndaj njohjes së Kosvës, përndryshe kushdo nga shqiptarët që mendon se mund tu zbardhë kur opozita malazeze të vijë në pushtet janë në lajthitje. Sipas Nikës hap përpara drejt njohjes së pavrësisë së Kosovës është edhe deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Jusuf Kallamperoviq, i cili pohoi se Mali i Zi do të njohë pasaportat e shtetit të Kosovës.
Gjekë Gjonaj
Burimi / Koha Javore